• |
ide | kryesore

PD i ‘përplas’ Xhafajt edhe Ligjin Antimafia. A po rëndohen pozitat e ministrit të Brendshëm?

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e akuzon ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj vetëm për falsifikim të ndryshimeve ligjore, në mënyrë që ai të favorizonte vëllain e dënuar për trafik droge, Agron Xhafaj. Por sot PD i ‘përplasi’ Xhafajt edhe Ligjin Antimafia, sipas së cilit ministri duhet të mbajë përgjegjësi.

“Neni 3 e thotë qartë se dispozitat e Ligjit Antimafia zbatohen edhe ndaj pasurive të personave, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi), për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Ministri i Brendshëm, përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia,” tha PD.

Sot gjithashtu u raportua se Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje për të verifikuar rastin e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij. Nuk dihet se çfarë do të rezultojë në fund të këtij procesi, ndërsa ndërkombëtarët, të cilët sipas Ramës e kanë në anglisht dosjen prej PD-së, nuk janë shprehur ende për këtë rast. Nga ana tjetër ka shumë spekulime që thonë se kryeministri tashmë e ka ‘lëshuar’ ministrin e tij të Brendshëm. Mbetet të presim! Zhvillime do të ketë edhe pas vizitës së Ramës të martën në Paris, ku do të takohet me presidentin Macron.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Eshte nje perpjekje e organizuar, por ne fund do rezultoje e kot. E vetmja arsye qe behet ky sulm eshte si reagim ndaj reformes ne drejtesi. I behet karshillek ambasadorit amerikan, duke i treguar qe njeriu i tij ka probleme. Mendojne qe do pengojne sado pak reformen me drejtesi. Te gjithe e dine qe kjo reforme nuk u be, per drejtore e shefa, se ata jane arrestuar e do arrestohen per llogari te mbajtjes se pushtetit dhe ne kuader te se ashtuquajtires “lufta kunder korrupsionit”. Por te gjithe e dine qe korrupsioni vjen nga lart poshte. Gjithe ky investim behet per te dhene mesazh qe askush nuk eshte mbi ligjin, dhe nuk do kete asnje vlere nese lihen paprekur kryeministri, ish kryeministra, ministrat aktuale, ish ministra. Per te gjithe keta ka dosje, ne vite te cilat ka ardhur koha te hapen dhe te hetohen seriozisht. Eshte vend i vogel , dhe te gjithe dine per te gjithe. Tani po duken si dallge, por ne te vertete do jete nje cunam i vertete. Duken peme te forta tani Rama-Berisha-Meta-Basha , por me ardhjen e cunamit do priten si praset. Ndaj po bejne c’eshte e mundur te pengojne, direkt dhe indirekt. Por eshte vetem ceshtje kohe.

  2. Mjeranet e SHQUP-it emnde nuk po e kuptojne se Reforma ne drejtesi nuk ka shanse te deshtoje.Nuk jane Rama e Gjafa garantet kryesor te kesaj reforma..jo..jo.Ne radhe te pare jane 97 % te shqiptareve dhe dy forcat kryesore te botes SHBA dhe BE dhe besoj se edhe vete Zoti i gjithepushtetshem eshte ne ndihme te shqiptareve qe ti shpetoje nga kthetrat e politikes qe i vra e e i vodhi duke ua vjedhe prespektiven dhe shpresen pa pase ku te ankohen dhe te kerkojne drejtesi.
    Sot hijenat e SHQUP-it kane dale haptazi me ulurima e kercnime revolucionesh e stuhish ,pra ata qe dogjen dhe shkatrruan Shqiperine disa here edhe sot po kercnojne ,prandaj qytetaret e Shqiperise duhet te jene vigjilent dhe mos te bine pre e propagandes se ketyre hijenave.Berja e Shqiperise shtet funksional i se drejtes ua heq drejtesine nga dora politikaneve dhe kjo don te thote se ligjin do godas secilin shkeles pa marre parasysh postin apo partine si kryeministrin si bariun.
    Kreret e PD-se marionetat e tyre politike e mediatike jane ne nje panik te tmerrshme kur shikojne si po bine pertoke prokuror e gjyqetare qe i konsideronin te paprekshem ,pra me keta bjen edhe siguria e paprekshmerise,Keto hijena politike nuk kane mund te besojne se do vije kjo dite.Por fale SHBA_ve e BE-se dhe shumices se shqiptareve ata qe vrane e plaqkiten,ata qe vrane shpresen dhe ardhmerine e shqiptareve ma se dy decenie do perballen me drejtesine sepse vete Zoti eshte sot ne anen e shqiptareve.
    Gjafa dhe Rama sa te jene ne anen e shumices dermuese te shqiptareve nuk duhet tekene fare frige nga ulurimat e mekatareve sepse me shqiptaret sot eshte Zoti i qiellit dhe Ai i tokes .Mjaft kane vuajt shqiptaret e shkrete nga matrapazet e kriminelet e politikes.

  3. Ne jemi gati ta mbushim me 30 mije te vrare qe tja marrim pushtetin, saliut,
    deklaroi krenarisht drejtesisht, n
    ngjel megalloman koburja.
    Ceshtja 0 ti aavokat eshte qe xhafa ket nen s’e ka ‘bere’ ne komisjon dhe ti t’ thush bravon tende po deshe,
    E ka bo me fallsifikim,
    E dyta munister xhafa
    ne ndryshim nga clintoni
    Ka Vella agron xhafen qe ka fallsifiku emrin e si geron vij on I padenuar, I lire, pa e zene as ligji antimafia qe e ka vllau minister detyre ta ndjeke; Agron-geron xhafa nuk ngjan me vellane klinton, pra, pervec qe ene sikur klintoni te kete shkelur ligjin atje pse do perdoret si pisqolle kunder drejtesise edhe ketu.
    Ti avokat I interesave je, po mos ler nam fare, o ngjale ( je bo si mulli cartallos)
    Sipas ngjales duhet qe ta leme te lire agron geronin dhe xhafen te trafikojne, t’i bojm mashalla kur rjepin miletin me kazino ( partneri olsirames, vellait te KM mafioz)
    Dhe kjo quhet drejtesi amerikone, hohoho o ngjale, vete te vesh vetulla nxorre syte me ket argumentim ngjalor.
    Kush po ta ve veshin o tak aq llapazan sa je…

  4. Ne jemi gati ta mbushim me 30 mije te vrare qe tja marrim pushtetin, saliut,
    deklaroi krenarisht drejtesisht, n
    ngjel megalloman koburja.
    Ceshtja 0 ti aavokat eshte qe xhafa ket nen s’e ka ‘bere’ ne komisjon dhe ti t’ thush bravon tende po deshe,
    E ka bo me fallsifikim,
    E dyta munister xhafa
    ne ndryshim nga clintoni
    Ka Vella agron xhafen qe ka fallsifiku emrin e si geron vij on I padenuar, I lire, pa e zene as ligji antimafia qe e ka vllau minister detyre ta ndjeke; Agron-geron xhafa nuk ngjan me vellane klinton, pra, pervec qe ene sikur klintoni te kete shkelur ligjin atje pse do perdoret si pisqolle kunder drejtesise edhe ketu.
    Ti avokat I interesave je, po mos ler nam fare, ( je bo si mulli cartallos)
    Sipas ngjales ta leme te lire agron geronin dhe xhafen
    te trafikojne, t’i bojm mashalla kur rjepin miletin me kazino
    (Si partneri olsirames, vellai I KM mafioz)
    Dhe kjo quhet drejtesi amerikone, hohoho vete te vesh vetulla nxorre syte me ket argumentim ngjalor.

    Kush po ta ve veshin o tak aq llapazon sa je…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *