• |
ide | kryesore

10 kg kokainë braziliane në Turqi, arrestohet shqiptari

Lajme



Në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit, policia zbuloi dhe sekuestroi 9 kilogramë e 709 gramë kokainë dhe për këtë sasi droge arrestoi një shqiptar 48-vjeçar.

Ekipet për luftë kundër tregtisë së drogës, pjesë e policisë së Stambollit, kanë kontrolluar valixhen e personit me inicialet N. K., 48 vjeç, nga Shqipëria, i cili më 2 maj kishte mbërritur në Stamboll nga Sao Paulo i Brazilit.

Kokaina, e fshehur në pjesën e poshtme të valixhes është sekuestruar, ndërsa pronari i saj është arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *