• |
ide | kryesore

A ka prova të tjera kundër Tahirit dhe takimet me Habilajt, flet avokati i tij

Lajme, Të fundit



Tahiri, do të dalë nesër në 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë dhe të merret në pyetje.

Këtë herë ish ministri do të shoqërohet me policë nga banesa e tij tek “Kodra e Diellit” për në sallën e gjyqit. Gjyqtare e seancës do të jetë Liliana Baku.

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vendimi i Gjykatës që caktoi “arrest shtëpie”, nuk janë mbështetur në asnjë provë të re, raporton Panorama.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, thotë se është e njëjta situatë si herën e parë dhe nuk ka asnjë provë të re. Ai u shpreh se edhe përgjigjet e letërporosive nga Greqia dhe Italia, përveç konfirmimit të udhëtimeve të Saimir Tahirit me familjen e tij, të cilat ishin deklaruar edhe nga vetë ai, nuk kanë sjellë asnjë provë të re.

Haxhia thotë se, sipas përgjigjeve të letërporosive, është konfirmuar që Tahiri nuk është takuar dhe as ka komunikuar me Habilajt.

“Nuk ka absolutisht asnjë provë të re. Është e njëjta gjë si herën e parë. Kane ardhur vetëm përgjigjet e letërporosive nga Greqia dhe Italia që konfirmojnë faktin se Tahiri ka kaluar atje me familjen, por absolutisht asnjë fakt që ta lidhë atë me Habilajt, qoftë takime apo komunikime”, u shpreh avokati Haxhia. Nga ana tjetër, ai konfirmoi se do të apelojnë masën e “arrestit shtëpiak”, por pasi të njihen me vendimin e arsyetuar, se deri tani ende nuk janë njohur. “Sot presim të marrim vendimin sepse nuk e kemi marrë ende vendimin e zbardhur bashkë me arsyetimin dhe sapo ta marrim, do bëjmë apelimin”, tha avokati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *