• |
ide | kryesore

Akuza e PD: Agron Xhafaj, ndër bosët e trafikut të drogës, drejton një grup me bazë në Vlorë

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka denoncuar fakte të reja për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një deklaratë për mediat, deputeti Ervin Salianji thotë se Agron Xhafaj vijon trafikun e drogës.

Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij, që i vëllai të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi, por vazhdon të jetojë me paratë e drogës. Dje e pyetëm ministri e Brendshëm ‘A e vazhdon Agron Xhafaj trafikun e drogës’, por kanë kaluar 24 orë dhe nuk ende nuk është përgjigjur. Ne i dimë arsyet pse nuk përgjigjet. Sepse Agron Xhafaj nuk bën jetesë normale siç deklaroi ministri i Brendshëm, por drejton një grup kriminal me bazë në Vlorë”, – u shpreh deputeti Salianji.

Ai tha se “Agron Xhafaj është i paprekshëm në Shqipëri, pasi ministri i Brendshëm i garanton mbrojtjen”.

4 Comments

    1. Ore po ky Ervin Salinji eshte edhe politikan I ri gjasme dhe nuk duhet te meret me politikat e vjetra apo harrova qe kta jane pa shtylle kurrizore dhe bejne cfare ju thot kryetari dhe nuk eshte cudi qe Salianji te lepij me mire se kta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu