• |
ide | kryesore

Astrit Keçi u arrestua edhe në vitin 2008 në Shijak. Kush e la të lirë nga burgu?

Lajme, Të fundit

Astrit Keçi i arrestuar nga forcat speciale italianë në Durrës, si kreu i një bande kriminale në trafikun e drogës, është arrestuar gjithashtu edhe nga policia shqiptare në vitin 2008, por nuk dihet se si ai doli sërish nga burgu që prej atëhere. Arrestimi u bë në tetor të vitit 2088 në fermën e tij në Shijak, aty ku fshihej prej vitesh. Madje në atë operacion Astrit Keçi ka kundërshtuar dhunshëm forcat e policisë, si dhe i ka sulmuar.

Keçi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare në 12 shtator të vitit 2008, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim te dates 6 nentor 2007, ka njohur vendimin e Gjykates se Pisas ne Itali. Drejtesia e vendit fqinj kishte dhene nje vendim denimi ne ngarkim te 39 vjecarit, i cili gjate qendrimit aty ishte proceduar per trafik droge. Gjykata e kishte denuar me 14 vjet e 4 muaj, e konvertuar ne 10 vjet burg per te njejten veper penale nga Gjykata e Durresit. Mesohet se Gjykata e Apelit Durres, me vendim te dates 4 shtator 2008, ka lene ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare.

Kapja e Astrit Kecit u be e mundur gjate operacionit te zhvilluar ne fermen e ngritur nga i denuari, qe e shfrytezonte edhe per t’u fshehur nga policia. “Gjate nderhyrjes per kapjen e tij, 39 vjecari beri rezistence ndaj sherbimeve te policise”, thane burime zyrtare. Por ndonëse u arrestua në vitin 2008, nuk dihet se si Keçi arriti të ishte sërish i lirë.

©LAPSI.al

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu