• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen

Lajme, Të fundit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka dorezuar tashmë dorëheqjen. Burime të sigurta i thanë lapsi.al se 57-vjeçari e ka marrë vendimin për t’u larguar nga detyra menjëherë sapo Partia Demokratike publikoi videon e përgjimit, ku dëgjohet vëllai i tij Agron Xhafaj duke folur me një trafikant droge për kalimin e një ngarkese.

Për këtë vendim të tij, ministri Xhafaj ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama. Ka qenë kreu i qeverisë shqiptare ai që i ka kërkuar ministrit të presë për të marrë një vendim për zyrtarizimin,  për shkak se është nisur mesditën e së hënës drejt Francës për tu takuar me presidentin Macron.  Gjasat janë që dorëheqja e Xhafajt të bëhet publike pas kthimit të Ramës nga Franca të martën. ©LAPSI.al

14 Comments

  1. Po sikur lajmi te mos jete i vertete mbasi kjo gazete ne c’do 3 lajme 2 i ka te paverteta, kush eshte komunist nga 2 te mesipermit, i pari apo i dyti?

  2. Ore kto te kuqt qe dalin direkt me komente…hik e boni i çike pushim, futini i çike bar dhe jonxhe, siç ju boni xhaxhi
    Si su lodhet o koqe…
    Rilindja o tu ju vjedh juve me para, masanej ne tjereve, o qyqare mjerane…
    Si lum ky komb qe e orientuan nga stepat e rusise

  3. Mendoj qe per sa kihe eshte nje tymnaje kaq e madhe, nuk ka vend per vendime te tilla. Prokuroria duhet te marr rolin e vet, te hetoje se sa origjinal eshte video pergjimi. Ky eshte nje hetim i shpejte, dhe nese qendron atehere Xhafaj duhet te dorehiqet. Por mua kjo me duket si nje furtune ne gote. E organizuar dhe e sajuar.

  4. A do I vije per te qeshur rane dhjaksit me makronin, a xheba?!. Apo do I thote haj pime nji kafe te them jane briockulla keto qe thu….
    Apo do do I thote tha ne frengjisht ATO qe tha ai askushi ne gjermanisht…
    Eh I mjeri narciz pervers, s’e mban dot llapen
    (nga mbidoza e megallomania e Hiçit ne hall se e kane kap brenda deri ne fyt ne KRIM),
    Goja llap- shpiña dap, tha.
    Dhe arritem ne diten kur I biri netws ka vetem rrenen gjeth fiku per t’u mlu dhe ca dele rilindoqorre & delina qe I bojn fresk…, eh I mjerumi pervers kriminel I shekullit, do mbetet ne historine politike si Xhambaz- Gastori me citjane qe therret: eeeej, jam une çkelqesa e tij, eeeej Kazan I brockullave, ejani t’ju ap men, une po sakrifikoj koken time te arte per ju deeele zgjebse, eeeeej, shikoni…
    Mbreti eshte lakuriq, thane delet.
    Po s’kina pa gjo aaaakoma….

    1. Burra… _ari ka ndryshu pseudonimin

      Tash po shkrun me pseudonime te tjera dhe stilin e te shkrumit e ka ndyshu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu