• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapet 1 ton kokainë në Gjermani, mes 12 të arrestuarve edhe shqiptarë

Lajme, Të fundit



1 ton drogë janë sekuestruar ditën e sotme në Gjermani.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, Zyra Shtetërore e Policisë raporton se në Bavari ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Aty thuhet se sot janë arrestuar 12 të dyshuar, shumica e të cilëve shqiptarë. Kjo sasi droge është trafikuar në kuti bananesh drejt Gjermanisë.

Hetimi për këtë grup ndërkombëtar trafikantësh ka çuar në përfundimin se, në total është trafikuar rreth 1.8 tonë kokainë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.

Ende priten më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *