• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Arta Markut, merren të pandehur çifti Gashi-Gina

Kryesore, Lajme

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka pezulluar nga detyra prokuroren Rovena Gashi dhe bashkëshortin saj Dritan Gina. Mësohet se dy prokurorët janë pezulluar, pasi janë marrë të pandehur për refuzimin të deklarimit të pasurisë.

Pas këtij hetimi prokurorja e përgjithshme ka vendosur që t’i pezullojnë të dy prokurorët, respektivisht atë të Tiranës dhe Elbasanit.

Ndërkohë që ata do të qëndrojnë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Ka qenë Prokuroria e Durrësit ajo që pas një hetimi të bërë ka vendosur që t’i marrë si të pandehur çiftin. Nuk dihet se sa është shifra e pasurisë e fshehur për të cilin akuzohen dy prokurorët.

Rovena Gashi ishte prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, ndërsa burri i saj Dritan Gina ka qenë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ndërkohë, përplasjes me çiftit Gashi-Gina dhe kryeprokurores Arta Marku kanë nisur disa muaj më parë. Dritan Gina u shkarkua si drejtues i prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme duke kaluar prokurore e thjeshtë.

Ndërsa sot ata janë pezulluar nga detyra, pasi janë marrë të pandehur për mosdeklarim pasurie.

 Vendimi i Arta Markut për Rovena Gashin:
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi.

Pezullimi i znj.Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

 

Vendimi i Arta Markut për Dritan Ginën:
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.141, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.

Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

 

5 Comments

  1. pas ina lavira rames ,qelbesirat komuniste te stalin,frrok,ndok,rosh e dosh me kryeqelbesirat edvin rama,dramoz muti e fatmut xhafa gjeten dhe nji te perdal e kurv markun.sot dolen e dhera e stalinit balla,e spartak brahos ulsi manjaku,dhe e perala lavirja greke vasilika pisisi hysis dho po mbrojn qelbesirat e kriminelet rama,ruqi,xhafa.

    1. e cfare rendesie ka nese eshte hakmarrje apo ligjvenie? Nese kane vjedhur dhe jane te korruptuar te marrin ate qe meritojne. Neser, ne te ardhmen kete do beje dhe pala tjeter, sigurisht, do marri hak. Aq me mire do hyjne jo 2 por 4 hajdute ne burg. Populli fiton gjithsesi

  2. Komentuesi me emrin Ari ka qen nendrejtor ne nje institucion shtetetor ne kohen e sales. I shkarkuar para 4 vitesh. Mos pyesni nga e di dhe mos u cudisni qe nje analfabet ka qen ne nje post drejtues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu