• |
ide | kryesore

Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasardhës

Arkiva, Kryesore

Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të dyzuar rreth përgjimeve që implikojnë vëllain ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Jo në stil, por në ambiguitet, fjalimi i sotëm i Taulant Ballës ngjante si dy pika uji me atë që Edi Rama mbajti para grupit parlamentar pas shpërthimit të skandalit Tahiri. Kryeministri atëherë tha se nuk do donte t’ besonte si të vërteta ato që thuheshin për ish-krahun e tij të djathtë, por nëse ato rezultonin të tilla, ky do të qe zhgënjimi më i madh i jetës së tij.

Pak a shumë, me një fjalor më të thjeshtë këtë mesazh përcolli sot edhe mëkëmbësi i tij. Fillimisht, Taulant Balla tha se duhej vërtetuar autenticiteti i përgjimit audio, por nuk e kurseu aspak ministrin e Brendshëm kur shtoi se ai kishte përgjegjësi morale nëse përgjimi ishte real.

I përkthyer me dy fjalë ky mesazh tregon se ende Rama dhe PS nuk ka vendosur linjën politike që do të mbajnë rreth Fatmir Xhafës. Probabiliteti është 50% me 50% nëse do ta shesin apo do ta mbajnë.

Dhe për këtë ka arsye politike që anojnë sa nga njëra anë po aq dhe nga ana tjetër e peshores.

Lexo më tej:

VIDEO-PERGJIMI/ Biseda e Agron Xhafajt me trafikantin: Plehrat po na sulmojnë shumë

Publikohet për herë të parë foto e Agron Xhafajt, vëllai i ministrit

Faktet/ Si u rëndua hap pas hapi pozita e vëllezërve Xhafa

Arsyet për ta braktisur janë disa.

Së pari socialistët në opozitë janë tallur keqas me pretendimet se video përgjimi Meta-Prifti ka qenë i manipuluar. Ata madje as e kanë besuar për asnjë çast edhe vendimin e gjykatës së Lartë që nuk e mori për bazë materialin që shërbeu si bazë për revoltën e 21 janarit. Një kthim në pozitat e dikurshme të çiftit Berisha- Meta do t’a rrëgjonte edhe më shumë imazhin e tyre të dërmuar në publik.

Një arsye e dytë është dhe fakti se pas bërjes publike të historisë së vëllait, qëndrimi i Xhafës në post do ta rrënonte besimin e një Vettingu në polici. Askush nuk do ta besonte një proces që për të njëjtën gjë nxjerr nga radhët e uniformave blu një polic të thjeshtë, por që nuk lejon t’i hyjë një gjemb në këmbë shefit të tij më të lartë.

Nga ana tjetër Rama do të bëjë ç’është e mundur për t’a shpëtuar ushtarin Xhafa. Goditja nga opozita e të dytit ministër të brendshëm, si një njeri me lidhje familjare me trafikantët e drogës do të ngrinte para Ramës një pyetje që po artikulohet gjithnjë e më shpesh: Pse Rilindja emëron në krye të policisë, politikanë me cen në lidhje me trafiqet.

Kush e përgjoi vëllain e Xhafës?

Kjo enigmë bëhet më e fortë po të shikosh strategjinë e komunikimit që ka ndjekur opozita. Si rrallë herë PD duket tejet e strukturuar për të mbajtur të ndezur flakën anti Xhafa. Fillimisht doli dokumenti i dënimit të Agron Xhafës në Itali.

Pastaj faktet se si u shpëtua ai nga mosekstradimi në vendin fqinj.

Pa kaluar as tre ditë nga kjo, plasi bomba e përgjimit të pretenduar për lidhje të reja me trafikantët.

Të gjitha këto së bashku kanë ngritur dilemën: a ka një plan të koordinuar mes opozitës dhe faktorëve të tjerë për djegien e ministrit të Brendshëm.

Emri i parë që të shkon në mendje është ai i Saimir Tahirit. Armiqësia e tij me pasuesin është e njohur. Edhe shantazhet në drejtim të Ramës, se ai ka në dorë dokumente që mund t’ia shkallmojnë qeverisjen nuk janë më një sekret. Atëherë hipoteza se një nga njerëzit më me influencë në polici mund të ketë përdorur struktura dhe materiale të trupës që ka drejtuar për të “ndëshkuar” atë që i zuri vendin, nuk përjashtohet.

Një version tjetër është edhe rrjedhja e këtyre “sekreteve” nga ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. i kërcënuar me burg si nga diplomatët amerikanë si nga qarqe pranë kryeministrit edhe Llalla mund të jetë i interesuar të japë mesazhin se nëse e shtyjnë drejt greminës ai refuzon të bjerë aty i vetëm. Edhe ai apo strukturat që ka drejtuar mund të kenë qenë në kontakt me materiale komprometuese për vëllain e Fatmir Xhafës.

Por të dyja këto pandehma nuk përjashtojnë në asnjë mënyrë, një lojë të brendshme apo ndonjë hakmarrje banale trafikantësh me njëri tjetrin.

A ka një luftë për zëvendësin e Xhafës?

Lapsi.al ka mësuar se ka një betejë të brendshme në PS, midis atyre që tashmë e konsiderojnë të prerë kokën e Fatmir Xhafës. Nga njëra anë po lobohet tek Rama për të ngritur në këtë detyrë shefin e grupit parlamentar, Taulant Balla, që edhe sot e la të hapur “përgjegjësinë morale” të ministrit të Brendshëm. Por të tjerë pretendojnë se Rama nuk e ka më luksin të emërojnë për herë të tretë një njeri qoftë edhe me hijen më të vogël të dyshimit. Prandaj, këmbëngulin ata, ai është i dënuar të bëjë një zgjedhje me zero risk, që do të qetësojë sa opinionin vendas po aq edhe ndërkombëtarët. E në këtë kuadër ka filluar të përflitet emri i ministres aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjoni. Gjithsesi asnjë nga lëvizjet nuk ka gjasë të bëhet para rikthimit të kryeministrin nga vizita në Paris.

©Lapsi.al   

21 Comments

    1. rushi! keni festuar ditëne bq dje gëzuar!
      O rilindas tepsia është e juaja merrni frrokun në vend të xhafës se keni qelbësira me shumicë.
      Xhelal Mziu është zotëri krahasuar me qelbësirat e rilindjes.

  1. Zullumi keputet duke u trashur. PS moralisht eshte ne pike te hallit. Por ka fat, hallemadhja PD nuk i kane te sosur hallet e veta!

  2. Tahiri po e kalon cakun. Sa per keto denoncimet e Geron Xhafes, PD nuk ka publikuar dhe as e ka permendur me emer Geronin. Ta ndaje mendjen njehere e mire. Gjemen qe i beri te vellait (qe mbetet njeri i rrespektuar) mos ta kerkoje te PD.

  3. Lerini mor keto teori konspiracioni ‘kush pergjoi’ e ‘c’fare po luhet’! Ujku qimebardhe eshte akoma minister i brendeshem me vella te denuar per trafik droge, KAQ! Nuk ka nevoje per gjurme. Nuk ka as nevoje per sterhollime! Vetem nje gje, asnje qeveri ne Europe (por besoj as ne Afrike) nuk do ta vazhdonte akoma kete gallate me minister te brendeshem qe flet per trafiqe droge kur ka vellane nje te tille.

  4. Ne futboll, ndeshjet derby (te skuadrave te nje qyteti) jane gjithmone ndeshjet me te egra dhe qe perfundojne me shume kartona te verdhe dhe te kuq

  5. KOMENTI I AVOKATIT TE SHQUAR

    Postimi i plotë i Ngjelës:

    Të korruptuar të lartë të Shqipërisë!

    Po lodheni kot se është e pamundur që me një logjikë fëminore të mund të bindini politikën amerikane.

    Sot i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar: edhe ky Rama edhe ai Berisha shihet se janë hedhur në sulm kundër ministrit
    të Brendshëm Xhafaj.

    Po pse? Sepse atë e mbështet Uashingtoni në luftë kundër korrupsionit shqiptar aktual.

    Po mirë: nuk e kuptojnë këta fakirë të kapur në abuzim se këtë gjë e kuptojnë edhe amerikanët?

    Po mirë: Pse, ministri Xhafaj do prishë marrëveshjen me politikën e lartë amerikanë kundër korrupsionit shqiptar, për “mustaqet e Çelos”?

    Asgjë… ai është ministri anti-korrupsion i aleatit të madh të Shqipërisë. Po nuk besoj se mund të bindet politika amerikane nga psherëtimat dëshpëruese të korrupsionit të lartë shqiptar, kur të gjithë këtë korrupsion, individualisht, ai e ka tashmë të skeduar në analet e tij në Uashington.

    Kjo është një komedi… hajdutët në Tiranë po bërtasin me thirrmë çjerrëse : “kapni hajdutin”. Kurse amerikanët kam përshtypjen se po qeshin.

    Po pse po qeshin? Do të vijë koha të shpjegohet edhe kjo….

  6. Akuzohet Xhafaj pse nuk denoncoi vellaun e tij tek autoritetet e Italise .Sipas matrapazeve te PD-se ministri i brendshem i Shqiperise pa pase fare urdher arrest as kerkese zyrtare nga Italia duhej te thrriste ne telefon ministrine e brendshme a prokurorine e nje djalle e din kend ne Itali dhe tu thoshte se vellau im Agroni eshte ne Shqiperi neqoftese ju duhet.Paramendonje qfare veprimi apsurd dhe antinjerezor e antishtetror duhej sipas bajlozeve te SHQUP-it te bente Xhafaj.SHqiptaret nuk do e konsideronin te denje as si njeri po ta bente kete veprim te turpshem.Mes shteteve dhe mes njereze me integritet ka norma dhestandarde reciprike e jo spiunlliqe alla shqupiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu