• |
ide | kryesore

Largohet nga Shqipëria Donald Lu dhe gjithë drejtuesit e lartë të Ambasadës Amerikane

Lajme, Të fundit

Ambasadori Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në mesin e muajit korrik, pas tre vjet e gjysmë si Ambasador i SHBA-ve në Tiranë.

Interesimit tonë për emërimin e ambasadorit të ri, një zyrtar i Departamentit të Shtetit iu përgjigj se “ambasadori Donald Lu vazhdon të shërbejë si Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri”. Sidoqoftë, Exit.al mësoi nga një burim në Departament se Ambasadori Lu mbaron misionin e tij në Tiranë në fund të qershorit dhe do të kthehet në Uashington në mesin e muajit korrik.

Zoti Lu nuk ka marrë asnjë emërim ambasadorial nga Presidenti Trump, dhe nuk është caktuar ende në ndonjë detyrë brenda Departamentit të Shtetit. Me shumë gjasa, sikurse parardhësit e tij, Withers dhe Arvizu, pas kthimit në Uashington, Lu do të mbetet pa ndonjë detyrë domethënëse në Departament.

Ndërkohë, nuk ka asnjë parashikim se kur Presidenti Trump do të emërojë ambasadorin e ri në Shqipëri. Exit.al ka kërkuar të mësojë pranë zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë për pritshmërinë kohore të emërimit të ambasadorit të ri, por nuk kishte marrë ende përgjigje në momentin e botimit të këtij shkrimi. Sidoqoftë, duke patur parasysh kohën që duhet për miratimin e emërimeve ambasadoriale nga Kongresi i SHBA-ve, dhe duke patur parasysh se Kongresi është pushim në periudhën 1 gusht–3 shtator, mund të hamendësohet se ka pak gjasa që ambasadori i ri të marrë detyrën në Shqipëri para fundit të vitit.

Për të plotësuar boshllëkun, Departamenti i Shtetit ka vendosur që zëvendës ambasadori i ri, i cili është emëruar dhe pritet të vijë në Shqipëri në fillim të muajit gusht, do të drejtojë Ambasadën e SHBA-ve si i ngarkuar me punë i përkohshëm deri në ardhjen e ambasadorit të ri amerikan.

Po këtë verë do të mbarojnë mandatet të gjithë zyrtarët më të lartë të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe misioneve në varësi të saj. Zëvendës Ambasadori David Muniz e mbaron mandatin dhe do të largohet nga Shqipëria në fund të gushtit. Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts do të largohet në fund të muajit korrik.

Shefi i Zyrës së OPDAT Jon Smibert do të largohet në fund të korrikut, ndërsa shefja e misionit të USAID-it Catherine Johnson do të largohet gjithashtu brenda verës.

Të vetmit drejtues aktualë që do mbeten në detyrë pas muajit gusht 2018 janë shefja e Seksionit Politik dhe Ekonomik Carson Relitz-Rocker, e cila është emëruar në Shqipëri vitin e shkuar dhe shefi i Zyrës Konsullore Daniel Koski i cili gjithashtu mbërriti në Shqipëri vitin e shkuar.

Largimi i Ambasadorit Lu pritet të sjellë një ndryshim të thellë të qëndrimeve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, veçanërisht do sjellë fundin e politikës shpesh personale të Ambasadorit Lu në mbështetjen pa kushte të Kryeministrit Rama dhe shumicës socialiste.

Muajt e fundit ka patur një shkëputje dhe indiferencë të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë, për shkak se shefi i ri për Europën i Departamentit, Ndihmës Sekretari i Shtetit Wess Mitchell, ka zgjedhur që aktualisht të mos merret me Shqipërinë, duke e shmangur atë edhe nga vizita e që ai bëri në të gjtiha vendet e rajonit para disa muajsh.

Prandaj, në mënyrë të pazakontë dhe në kontrast me parardhësen e tij Victoria Nuland, Mitchell nuk ka bërë asnjë koment dhe nuk ka mbajtur asnjë qendrim për Shqipërinë, pavarësisht ngjarjeve me rëndësi politike të muajve të fundit.

Burimi jonë në Departamentin e Shtetit u shpreh se Mitchell ka zgjedhur të mos përfshihet me Ambasadorin Lu, duke qënë se ai është në fund të mandatit të tij, dhe të fillojë zbatimin e qëndrimit të ri politik të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë pas largimit të ambasadorit./Exit.al

16 Comments

  1. Mooos, na filu. A do dije shqip ambasadori qe do te vije? Apo do e mesoje shqipen gjate qendrmit ketu… Varet se me cfare direktivash dhe qellimesh vjen ne Shqiperi

  2. Shyqyr qe me ne fund do ta keputi qafen ky majmuni kinez.shpresoj shume qe ky tjetri te jete ndonje fashist anti sorosian tja tregoje vendin ketyre rilindasve se na kane care trapin si shune

  3. exit.al ka burime informacioni ne departamentin e shtetit::::::)))))) Sidoqoftë, Exit.al mësoi nga një burim në Departament se Ambasadori Lu mbaron misionin e tij në Tiranë në fund të qershorit dhe do të kthehet në Uashington në mesin e muajit korrik….mendoni vertet qe kjo media e fuqishme ka burime informacioni qe te tjeret nuk e kane…mjerane

  4. Po kur te vi ai tjetri, e te jet njesoj si lu ose dhe me i ashper. CA MUTIN DO THONI PASTAJ JU KOMENTUES IDIOT. ORE DO KUPTONI NDONJEHER QE AMBASADORI NUK BEN ME KOK TE TIJ. ATA VIN ME PLAN DHE DIREKTIVA. Aman kur do vi i riu e te shohim se c do derdellisni pastaj. Mezi po pres.

    1. boci-o mut kinez e enverist,ben si nuk ben kur shet tru e byth,por ne amerik te burgosin e nuk te vejn deputet kur je shizofren si rama ,vrases si frroket e pwrdunues si roshi.

  5. Besuam shume tek ty por u tregove i njeanshem dhe jo amerikan . Amerikan do te thote godit kedo qe eshte kunder demokracise dhe te drejtave te njeriut .

  6. Shikoni sa infantile jane mbeshtetesit tashme te mbetur te opozites!
    Mendojne se me mbarimin e detyres se ambasadorit Amerikan, (nje rrutine e organizimit te cdo shteti te kesaj bote), do te ndryshoje edhe politika e Shtetit Amerikan.
    Me keta idiote ka perfunduar opozita Shqipetare te cilet ushqehen nga portale te pavetedijshem.

  7. Me ju o Boc & Co qe lojen ata nyk e kane bere x koke te vet ….. kjo eshte shume e rendesishme qe derrat shqiptare ta kuptojne se e keqja nuk vjen nga nje a dy persona por nga …….

  8. Ka gjasa qe -Trumpi -te dergoje ndonje ambasador qe te mos dije shqip po t’ja u shqiperoje mire ne koket ketyre politikaneve tone,se kinezo -amerikani u be bythe e breke me keta drogaxhinjte e –rivdekjes-.

  9. Hhahahhahaha ,ju te lapsit e dini shume mire se cfare qendrimi do te mbaje ambasadori i ri amerikan,ju lumte keni humor te holle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu