• |
ide | kryesore

Mediat në Izrael: Shqipëria merr pjesë në ceremoninë e transferimit të ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Tirana zyrtare e mohon

Lajme, Të fundit

Edhe pse Shqipëria nuk votoi në Kombet e Bashkuara pro vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ajo do të jetë e pranishme në ceremoninë që do të organizohet sot në mbrëmje nga Ministria e Jashtme e Izraelit, në vigjilje të hapjes së ambasadës amerikane, të programuar për ditën e hënë, më 14 maj.

Lajmi konfirmohet nga gazeta e madhe izraelite “Times of Israel”, e cila bën të ditur se midis 33 ambasadorëve dhe të ngarkuarve me punë, do të jetë dhe ambasadori shqiptar në Izrael, Bardhyl Canaj. Por në fakt këtë lajm e hedh poshtë Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila thotë se shteti ynë s’ka ndryshuar qëndrim për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Ndërkohë skena dhune, viktima e mbi 500 të plagosur janë shënuar në Rripin e Gazës, teksa mijëra palestinezë kanë dalë të protestojnë kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën gjatë protestës së dhunshme paraditen e sotme në Izrael.

Nga sa raportohet mes më tepër se 500 të plagosurit, të paktën 35 prej tyre kanë plagë plumbash, të qëlluar nga forcat izraelite, të cilët sipas autoriteteve janë detyruar të përdorin armët e zjarrit për vetëmbrojtje pasi protestuesit kanë kaluar gardhin e sigurisë.

SHBA hapi sot ambasadën e re të saj në Jeruzalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.

Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesë në ceremoninë e të hënës, përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Ndërsa pjesa më e madhe e diplomatëve evropianë, nuk do të jenë të pranishëm. Vendimi i Trump për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi ka zemëruar palestinezët që pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez.

Izraeli, mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron atë si kryeqyteti i përjetshëm, i pandashëm.

2 Comments

  1. rama po ti thot edhe vuqi eja te hapim ambasad serbe ne graqanic e mitrovic shkon.i degjeneruar e i kapur nga krimi,e kriminel si vuqiq,erdogan,frrok,tahiri,agron xhafa etj ta han e perbin mutin e shurren vetem te shpetoj veten.

  2. O Qeveri idiote, ate gafe qe bere ne votimin kunder e ke rastin ta permiresosh tani, Pergjigju pozitivisht fteses o Edi Rama se me vertete e meritoke fundin po e bere edhe kete gafe . Mos i dil kunder miqve tane o antikombetar qe smerr vesh nga politika. Te betohem qe asnje vote te fisit tim ske per ta marre me se qenke fyll fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu