• |
ide | kryesore

Polonia dhe Hungaria i kundërvihen politikës së BE-së për refugjatët

Planet



Polonia dhe Hungaria theksuan sot kundërvënien e tyre të përbashkët ndaj kuotave të BE-së për refugjatët, gjatë vizitës së kryeministrit hungarez, Victor Orban në Varshavë.

“Paraardhësit tanë do të lëviznin nga varri nëse ne pranojmë të lejojmë këdo tjetër përveç Hungarisë që të përcaktojë se kush do të vendoset në territorin tonë kombëtar”, deklaroi Orban gjatë udhëtimit të tij të parë që prej rizgjedhjes.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki u shpreh gjithashtu se, “sovraniteti i kufijëve tanë duhet të mbetet nën kontrollin e qeverisë tonë”. 

Vendet anëtare të BE-së votuan një rezolutë në vitin 2015 që parashikon që çdo shtet të marrë një numër refugjatësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *