• |
ide | kryesore

Presidenca franceze konfirmon takimin Rama-Macron për ditën e nesërme

Lajme, Të fundit



Presidenca franceze ka zyrtarizuar takimin e Emmanuel Macron me kryeministrin Edi Rama.

Në faqen zyrtare në Facebook, zyra e Elysee ka publikuar axhendën e presidentit Macron, ku në datën 15 maj është parashikuar edhe takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi i kryeministrit Rama me presidentin Macron vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Rama në një intervistë televizive tha se ai do ta bind Markon që të japvotën pro për Shqipërinë, për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *