• |
ide | kryesore

Rama: Kullën te Stadiumi e kërkoi arkitekti Kasamonti që të ndërtohej, investitori nuk donte

Lajme, Të fundit

Stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, Arena Kombëtare, pritet të jetë një vepër madhështore për fushat e blerta të futbollit. Por, debat të madh ka krijuar edhe ndërtimi i një kulle, bashkë me stadiumin kombëtare.

 

Në një rrëfim në emisionin “Exclusive”, kryeministri Edi Rama, deklaron se pikërisht këtë kullë shumëkatëshe, e ka kërkuar arkitekti Mario Kasamonti që të ndërtohej, pasi investitori që ka marrë përsipër ndërtimin e saj, nuk e ka dashur.

 

“E vërteta është që investitori nuk kishte dëshirë për kullën, por arkitekti e donte diçka të tillë. Kulla përbën një risi. Gjithmonë kam dashur të guxoj, të bëj ndryshime dhe gjëra të reja. Por, pyetja ime në këtë rast do të ishte, a është ky stadiumi më i bukur? Jam i bindur që shumë njerëz do mbeten të habitur kur ky impiant të hapë dyert.” – deklaroi Rama.

10 Comments

  1. Po po, veper madheshtore. E kishim me 19.000 vende, u prish qe te ndertohet me 20 mije vende dhe 200 apartamente. Dhe me cmim sa dyfishi i kostos qe ka ne Europe nje stadium si ky, me dyfish me shume vende.

  2. Kaq me siguri e ben suflerin e “investitorit”, saqe bindesh se puna e ketij si kryeminister eshte vetem te jete hyzmeqar i ketyre batakcinjve dhe shfrytezuesve oligarke, qe ky i quan me emrin e respektueshem “investitore”.

  3. Çudi pra, se arqitekti taljon paska bo ça i paska dash trapi dhe jo kerkesat e ndertuesit ….. ?! Jo se Edvini thote qe keto te PD jon “baba i rrenes dhe nona shpifjes” …. Po ti mer xhaxh çeri je …?!

  4. Po tani na e mbushe mendjen, ndërtuesi nuk donte një kullë që ti shiste me të paktën 3000euro m2 zyrat po donte të bënte vetëm stadium për njerëzit, doli ky palla arkitekti e kërkoi një pallë (kullë) se ishte më e bukur ashtu u detyrua ndërtuesi i shkretë të pranonte.
    Ça leshi kemi për kryemistër….

  5. Sipas thenieve te tua stadiumi u ndertua gratis. Atehere si do ti nxirrte leket e tij ky PPP-ja po te mos ndertonte kullen? Vetem ti mund te besh te tilla genjeshtra te shfrenuara o i gjati yne .

  6. mir qe nuk beri unker se ku i dihet shizofrenit rama.gjithmon fajin kan te tjeret,edhu kurr zgjodhi vrasesit frrok,ndok deputet edhe kur solli perdhunues ne bashki roshi,artur bushi.

  7. Per kullen ??? sa po gezohen pensionistet edhe pse pensionet kane 5 vjet qe nuk levizin. Po te ishte stadiumi me 40 000 vende do justifikohej. Vjedhje e madhe.

  8. Te kishte drejtesi e prokurori ne kete vend, kryerilindasi mafjoz do ishte ne burg qe kur ish kryetar bashkie. Na i paska dashur arkitekti e jo investitori, a thua ti se ai i huaji na qenka kryearkitekti i tiranes, zyra e te cilit duhet te ishte institucioni kryesor e pergjegjes per mbarvajtjen e infrastuktures dhe urbanizimin e nje qyteti funksional e te banueshem sipas standarteve nderkombetare. Por qellimisht nuk e kane institucionalizuar nje zyre te tille se ndryshe nuk do quheshin sulme politike, por pergjegjesi para ligjit per masakren urbane nga e cila kane futur ne xhep miliarda euro. Uroj ky popull te zgjohet shpejt e te reagoj per ti treguar vendin kesaj race te keqe rilindase sorosiane sa nuk eshte vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu