• |
ide | kryesore

Rama nuk ndalet në Top Channel: Kolonat e stadiumit po i dizenjoj vetë

Arkiva, Kryesore



Edi Rama nuk di të ndalet në dëshirën e vet marroke për ta vënë veten në qendër të gjithçkaje. Deklarata e tij e fundit është ajo se ai po dizenjon shtyllat e reja mbajtëse të stadiumit Arena Kombëtare në ndërtim e sipër. Gjatë emisionin “Exlusive” në Top Channel, ku gazetarja që e intervistonte dukej më e ekzaltuar që ndodhej në zyrën e kryeministrit,  sesa qe e aftë të bënte pyetjet e duhura, Rama tha se ai kishte konceptuar dhe skicuar simbole të mbështetura në frymën kombëtare që do të dekoronin stadiumin e ri. Po ashtu si në momentin kur lëshoi një tjetër perlë: “Kullën nuk e kërkoi ndërtuesi (ngaqë i duhej për të bërë para) por, arkitekti Kazamonti (për arsye estetike)”, Rama vazhdoi me fabulën dizenjimit të kollonave mbajtëse të stadiumit (ktu poshte).
Kjo gjë, që kaloi si një rrëfim normal në ekranin e Top Channel, ngre dy pyetje: E para, nëse është e vërtetë që kryeministri po ndërhyn kaq thellë në projektin arkitekturor të stadiumit, gjë që nuk është fare detyra e tij dhe e dyta, nëse të parën e besojmë si të vërtetë : sa është një vepër profesionale ky objekt, kur një lider politik me të shkuarën e një piktori amator, ndërhyn në skicimin e saj.
Natyrisht në emisionin “Exlusive”, që ngjante më shumë si një qokë, nuk u shtrua asnjë nga këto pyetje ashtu sikurse u “harruan”  dhe të gjitha polemikat për prishjen e stadiumit Qemal Stafa dhe për ngritjen e “Arenës” me kullë përsipër.  Por, ama Edi Rama nuk i bën për herë të parë deklarata të tilla. Edhe pas përfaqësimit të Shqipërisë në Europian. kryeministri tha në Klan Kosova se qe ai që i kishte dizenjuar bluzat me të cilat komëtarja u paraqit në “France 2016”: “Idenë e shqiponjës në fanellë e kam pasur në fakt prej disa kohësh, kur i shikoja me vëmendje e nganjëherë me zili uniformat e skuadrave të tjera. Por m’u dha rasti ta ndaj këtë ide me Armando Dukën gjatë përgatitjeve të para për në Francë. Ia shpjegova dhe vizatova kur po pinim një kafe. I pëlqeu dhe e mori t’ia jepte studios së dizajnit që punoi për uniformat. Me atë skicë e me disa rreshta të shkruar, i saktësova pozicionin e dy kokave të stilizuara mbi vijën horizontale të trupit, në mënyrë që numri në gjoks të zinte vend tamam; si edhe nevojën që vijat të vinin duke u rralluar drejt fundit të bluzës. Funksionoi shumë mirë! Studioja bëri një punë të lavdërueshme për tërësinë e uniformës”.
Në atë kohë titujt e shtypi u mbushën me pohimin se bluza e kombëtares ishte dizenjuar nga kryeministri (Shiko poshtë).
Por, efekti i gënjeshtrës zgjati shumë pak. Studioja që e dizenjoi realisht bluzën e kombëtares reagoi vetëm në Facebook dhe e nxori bllof deklaratën e Ramës. “Uniforma historike e Kombëtares së Futbollit për EURO 2016, ideuar dhe dizenjuar nga PIK Creative” deklaruan ata duke postuar një sërë fotosh që tregonin gjithë procesin e krijimit që nga ideja fillestare e punës për skicimin e fanelës së re. (fotot poshte).
Por nëse në këtë rast u vërtetua se kryeministri ish piktor u përpoq të vidhte punën krijuese të tjetër kujt, në rastin e Arena Kombëtare, as arkitekti Kazamonti dhe as kompania Albstar nuk janë prononcuar për këtë çështje.
©Lapsi.al 
Lexo më tej:
bl.jpg

 



13 Comments

  1. Marrin gazetarë të rinj, të shantazhuar e të frikësuar, që punojnë për pronarë injorantë, servilë e të korruptuar e i vënë përballë përbindëshave mafiozë që i shtypin ata me arrogancën, ekspozimin e fryrë të pushtetit dhe me marrëzinë e tyre të diktuar si ligj.

  2. Dhe nje pjese e gazetareve-@-Kedi-i bejne me vete dije-keto intervista te rendomta te mbushura me genjeshterta te pa skrupullta te ketij -kryeministri psikopat.Po ky eshte nje njeri qe nuk -laget,nuk ka turp ,nuk ka dinjitet ,nuk ka karakter ,me kujtohet nje thenje e shkrimtarit -Dritero Agolli—nuk do t’ja dije haleja nga pordhet -.

  3. o popull i marre.neve na ka zili gjithe bota se pervecse kemi nje kryeminister te suksesshem qe po ben reforma e kemi dhe piktor dhe arktiket, po ku dini ju nga arti dhe nga politika. ai ka nje shpirt bohem. po reformat qe ai po ben e pakta per 70 vjet e japin efektin,kurse me pikturat e dizenjot ai behet i pavdekshem. ashtu si reformat qe duan kohe te kuptohen ashtu do edhe arti.. mbas vdekjes se tij do na i lere neve trashegimni kete pasuri, keto vepra monumentale arti . unesco do ti fusi ne ruajtje si pasuri te njerezimit bashke me kullat qe po ndertohen

  4. Eshte cmendur fare i shkreti! S’di c’ ben!! Ne fakt punet s’i ka mire! Po ben dhe stadiumin per njerzit! Per ata qe s’e duan!! Pak ka vjedhur dhe trafikuar?!

  5. Mos u merrni me Ramen o lapsi se nuk keni teqe per ate pune. Ai eshte drite vite larg jush, ku ja keni haberin ju çfare ben ai.

  6. Po ik o koqe shiko hallet e tua! Apo ke hallet e Rames dhe ti! Ti ja ke blere “citjanet japoneze” meqe qenka aq vite drite larg?!

  7. Te jesh KM i nje vendi s’ke pune tjeter pervec se te besh piktura idjote qe gjoja shiten (per te justifikuar rritjen e te ardhurave),te merresh me ngjyrat e pallateve,me cmimin e biletave te autobuzave,me dizajnin e kollonave te ndertesave,e me perversitete te tjera,S’eshte puna e KM ekonomia e vendit,biznesi,varferia ekstreme e popullit,rendi e siguria,arsimi ,shendetesia etj,Keto jane pune te rendomta.Lum ne per kete te pjerdhurin qe e kemi.Na rro0fte!

  8. Shko mor bythce ne pune se eshte bere fukaralleku mullar e leri vizatimet. Derr-derr perdite per gjera koti e nuk ka fare idene se populli eshte zhytur ne varferi nga deshtimet ne ekonomi te shoqeruara me taksa e mbi-taksa. Te vetmet gjera qe kjo qeveri i ka ofruar shqiptareve (si dhe vendin e pare per eksport droge ne Europe).

  9. 1 ,PSE KULLES SE STADIUMIT JU SHTUAN 3 KATE SHTESE ?
    DHE SI U NDRYSHUAN LETRAT PER SHTES KATI ?
    2,SI KA MUNDESI QE ARKITEKTI ITALIAN “SIPAS””RAMES KERKOI NDERTIMIN E KULLES
    3. CA LIDHHE LIGJORE KA QE KRYEMINISTRI DISENJON KOLLONAT E NJE STADIUMIT KOMBETAR ????
    4 PSE RAMA I ESHT QEPUR ME BUK NE TRASTE STADIUMIT ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *