• |
ide | kryesore

Tmerri në Gaza/ Si u përshkallëzua konflikti që shkaktoi dhjetëra të vrarë

Kryesore, Planet



Të paktën 43 palestinezë u vranë dhe 2.200 u plagosën nga forcat izraelite. Këto janë shifrat që kanë publikuar zyrtarët palestinezë, në ditën më vdekjeprurëse të përleshjeve, që nga lufta e Gazës në vitin 2014.

Dhuna erdhi pasi SHBA hapi ambasadën e saj në Jerusalem, një veprim që ka zemëruar palestinezët.

Ata e shohin këtë veprim si një mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin. Palestinezët pretendojnë lindjen e Jerusalemit.

Por, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përshëndeti zhvendosjen e ambasadës nëpërmjet një mesazhi me video.

Ai tha se kjo ceremoni pritej prej një kohe të gjatë, duke shtuar:

“Izraeli është një komb sovran me të drejtën për të përcaktuar kryeqytetin e tij, por për shumë vite nuk kemi arritur ta pranojmë këtë.”

Trump shtoi se SHBA-të mbesin të angazhuara për të lehtësuar një marrëveshje të qëndrueshme dhe paqësore në zonë.

Çfarë ndodhi në kufi?

Palestinezët hodhën gurë dhe pajisje flakë-ndezëse, ndërsa ushtria izraelite përdori snajperë, ndërkohë që ngrihej tym i zi nga gomat e djegura.

Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga sundimtarët islamikë të Gazës, Hamasi, tha se kishte edhe fëmijë mes palestinezëve të vrarë.

Demonstratat e udhëhequra nga Hamasi janë pjesë e një proteste gjashtë-javore të quajtur “Marshi i Madh i Kthimit”.

Izraeli thotë se protestat synojnë të shkelin kufirin dhe të sulmojnë komunitetet izraelite aty pranë.

Ushtria izraelite tha se 40.000 palestinezë kishin marrë pjesë në “trazira të dhunshme” në 13 vende përgjatë gardhit të sigurisë në Rripin e Gazës.

Sipas njoftimit, ushtria izraelite kishte vrarë tre persona që po përpiqeshin të vendosnin eksplozivë pranë gardhit të sigurisë në Rafah. (përktheu lapsi.al) Avionët dhe tanket kishin shënjestruar gjithashtu pozicionet ushtarake që i përkisnin Hamasit palestinez, në Rripin Verior të Gazës.

Ka pasur edhe përleshje të dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve, të cilët ngritën flamuj palestinezë jashtë ambasadës së re. Disa protestues u arrestuan.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të veprimeve të dhunshme.

Cili ishte shkaku për protestat në Gaza?

Palestinezët kanë mbajtur protesta disa javore në prag të përkujtimit të tyre vjetor të ‘Nakba’-s, ose thënë ndryshe, katastrofës, kur qindra mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre ose u zhvendosën, pas themelimit të shtetit izraelit, më 14 maj të vitit 1948.

Që nga fillimi i protestave janë vrarë dhjetëra palestinezë dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Hamasi, i cili është në një gjendje konflikti me Izraelin, njoftoi se do të shtonte protestat ditën e martë, në përkujtimin zyrtar të ‘Nakba’-s.

Hamasi thotë se dëshiron të tërheqë vëmendjen tek ‘e drejta e palestinezëve’, për t’u kthyer në shtëpitë e stërgjyshërve të tyre, në territoret që u kthyen në shtetin izraelit.

“Sot është dita e madhe kur do të kalojmë gardhin dhe do t’i tregojmë Izraelit dhe botës se nuk do të pranojmë të jemi përgjithmonë të pushtuar”, – i tha Reuters-it një mësues në Gaza.

Çfarë u hap dhe kush ishte prezent?

Një ambasadë e vogël e përkohshme do të fillojë të veprojë nga dita e sotme brenda ndërtesës së konsullatës ekzistuese të SHBA-së në Jerusalem. Një vend më i madh do të gjendet më vonë, që pjesa tjetër e ambasadës të zhvendoset nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ceremonia e hapjes së ambasadës u afrua në kohë për të përkuar me festën e 70-vjetorit të krijimit të Izraelit.

Vajza e Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, të cilët janë këshilltarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, shkuan në Jerusalem për ceremoninë, së bashku me Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin dhe zv.Sekretarin e Shtetit, John Sullivan.

Pasi Ivanka Trump zbuloi vulën e ambasadës, bashkëshorti i saj Kushner u shpreh:

“Kur Presidenti Trump bën një premtim, ai e mban. Ne i kemi treguar botës se mund t’i besohet SHBA-ve, ne i qëndrojmë pranë miqve dhe aleatëve tanë.”

Kushner gjithashtu kujtoi tërheqjen e Trump nga “marrëveshja e rrezikshme, me të meta dhe e njëanshme me Iranin”, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha: “Çfarë dite e lavdishme, mos harroni këtë moment, kjo është historike.” – u shpreh Netanjahu, ndërsa falenderoi presidentin Trump, duke i thënë se kombi i tij i është thellësisht mirënjohës.

Një zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha sot:

“Me këtë hap, administrata amerikane ka humbur rolin e saj në procesin e paqes dhe ka fyer botën, popullin palestinez dhe kombin arab e islamik, dhe ka krijuar nxitje dhe destabilitet.” (përktheu lapsi.al)

Ndërsa drejtuesi i “Arab League” (Lidhjes arabe), Ahmed Abul Gheit, u shpreh:

“Është e turpshme të shohësh shtete që i bashkohen SHBA-ve dhe Izraelit në festimin për lëvizjen e ambasadës nga vendi ku ishte, në Jerusalemin e pushtuar, në një shkelje të rëndë dhe të qartë të ligjeve ndërkombëtare.” 

Pse lëvizja e ambasadës është kaq e diskutueshme?

Statusi i Jerusalemit është zemra e konfliktit izraelito-palestinez.

Sovraniteti izraelit mbi Jesuzalemin nuk njihet ndërkombëtarisht, dhe sipas marrëveshjes së paqes Izrael-Palestinë të vitit 1993, statusi përfundimtar i Jerusalemit duhet të diskutohet në fazat e fundit të bisedimeve të paqes.

Izraeli e ka pushtuar Jerusalemin Lindor që nga lufta e vitit 1967 të Lindjes së Mesme. Në mënyrë efektive, Izraeli e aneksoi Jerusalemin Lindor, edhe pse kjo ndërhyrje nuk u njoh nga asnjë vend deri në deklaratën e Trump në dhjetor të vitit 2017.

Që nga viti 1967, Izraeli ka ndërtuar një numër të madh vendbanimesh, shtëpi me rreth 200.000 hebrenj në Jerusalemin Lindor. Këto vendbanime janë konsideruar të paligjshme nga ligji ndërkombëtar, edhe pse Izraeli është shprehur kundër.

Vende të ndryshme dikur kanë pasur ambasada me qendër në Jerusalem, por shumë u shpërngulën pasi Izraeli miratoi një ligj në vitin 1980, që e bëri Jeruzalemin zyrtarisht kryeqytetin e saj.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Palestinezët janë si rilindasit tanë aq sa rrinë rilindasit pa kriminelë, drogë e qelbësira, aq edhe palestinezët pa luftë, biles kur u vendos paqja me izraelitët para disa vitesh, filluan të luftojnë mes vetit Hamasi kishte qeverinë në Rripin e Gazëz (rilindas) me OÇP (socialistë) në Bregun Lindorkishin Presidentin.

  2. Arabet-palestizet jane te shtyre nga Hamas dhe shteti iranian qe te protestojne. Eshte e drejte historike shpirtrerore e Izraelit qe Jerusalemi te jete kryeaytet izraelit. “Next Year in Jerusalem”

    1. Ja ke fut kot fare.
      1) Arabet dhe Palestinezet jane dy gjera te ndryshme,
      2) Filozofia qe ndjek hamasi nuk ka lidhje fare me ate te Iranit.
      3) Te vij te nxjerr nga shpia un ty te vjen mire ty? Meqe qenke dhe profesor i te drejtes nderkombetare, ka te drejte Greqia te shpalle Camerin kryqytet?

      1. mos flisni padrejtesi duke mbrojtur dhe perkrahur te padrejtit ,sikur i doni dhe po i ndihmoni ,flisni te verteten sepse e verteta ka qartesin gjallerin zgjilljet paqen harmonin shpresen ,e verteta nuk mbyt ajo eshte ilaci sherues ,me te verteten ndiehen krenar te gjith kurse keshtu ju mbrojtesit e padrejtesise ,me perkrahje dhe mbrojtje te padrejtit ju jeni te paret qe po i hillni ne humnere ,por nje dite kor ta pesojne ,sepse pacmangeshem padrejtesia ka cmim qe paguhet ,do tu thone miqet tuaj qe ju me perkrahjen ne padrejtesi ishit hovi rrenues i yni dhe nga miq qe i keni do tu behen me bindje armiqet tuaj ,deri ketu con padrejtesia njerzit gjat procesit te zhvillimit te jetes te fituarit ne cdo kohe ,dhe situat dalin vetem te drejtit sepse drejtesia ne cdo pikpamje eshte dobi,behuni te dobishem mos u zhgenjeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *