• |
ide | kryesore

VIDEO-PERGJIMI/ Biseda e Agron Xhafajt me trafikantin: Plehrat po na sulmojnë shumë

Kryesore



Një përgjim i nxjerrë në dritë nga Partia Demokratike tregoi se edhe pas emërimit të vëllait si ministër, Agron Xhafaj vazhdon të jetë aktiv në trafikun e drogës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një përgjim audio, ku personi që bisedon me Agron Xhafajn prezantohet si një ish bashkëpuntor i tij në trafikun e drogës në Itali, i dënuar dhe i braktisur nga bashkëpuntorët e tij.

Në kthim, ky person që nuk identifikohet, pranon të bashkëpunojë me autoritetet dhe ka përgjuar bisedën me Agron Xhafajn, të cilit i kërkon rikthimin në tafikun e drogës.

Vëllai i ministrit duket i kujdesshëm në bisedat që bën. Kërkon që kjo të jetë hera e fundit që takohen, duke i kujtuar se vëllain po ia sulmojnë dhe po i përmendin emeirn në publik. është pikërisht ky pohim që tregon se përgjimi është kryer pas emërimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm.

Gjithsesi Agron Xhafaj e drejton trafikantin, bashkëpuntor të drejtësisë tek një person tjetër, me emrin Ermal dhe nga aty, sipas PD, personi ka vazhduar normalisht me trafikun e drogës.

Video me poshtë:

Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm. Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin. Me Bashkëpunëtorin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në operacion.

Nis biseda telefonike në makinë mes Bashkëpunëtorit X dhe Agron Xhafajt.

Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?
Agroni –
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?
Agroni-
Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?
Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?
Agron- Mirë o mirë, ti mirë?
Bashkëpunëtori X – Mirë.
Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?
Bashkëpunëtori X – Mirë
Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…
Agroni- Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën
Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.
Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.
Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.
Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.
Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.
Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.
Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.
Agroni- Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.
Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?
Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?
Agroni- Mirë, mirë
Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.
Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.
Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.
Agroni- Kalofsh mirë.
Bashkëpunëtori X – Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.
Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.
Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.
Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?
Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri – tjetrin.
Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.
Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.
Agroni- Te Ermali vëlla.



23 Comments

  1. Dre dre dre si e pesoi keshtu kjo Karroca Dylit (d.m.th. qeveria Rames)! Iken ne arrest shtepie nje minister i brendeshem ai me i suksesshmi i perfshire ne klane trafiku droge dhe e pason nje kok laker me vella trafikant droge. Tani Rames i del detyre ta zevendesoje Xhafken me me ekspertin e me te zgjuarin e Rilindjes, shokun katunar Taulant Balla. (ky i shkreti nuk dinte gje per laboratorin e droges ne Xibrake…)

  2. Plerat ???!!! Qe te gjithe politikanet jane plehra kjo dihet por ti dhe kjo qeverri jeni super super plehra .

  3. Keto jane karrlliqe,neser do te nxjerrin video te Xhafes me Saliun,kolloqifte qe populli i ha me qejf ne kafe.Asnje baze konkrete nuk ka ,edhe Sala ka shume video biles duke vrare,e cfare? kush e rruan,Meta e nxorri e v ideon e Priftit NUL(baba Taku ishte dhe avokati i Metes),hajde rruspilleqe…hajini dhe dhisni ne to.

  4. vellai i ketij mund te jete super kriminel, por nuk eshte ai objektivi. Objektivi eshte dora e amerikes ne shqiperi qe po i kap te gjithe keneten e politikes per fyti, po jua merr frymen. Por, sorrat e politikes se shtetit me te varfer ne evrope mendojne se amerika eshte loder. Ju e njofni njeri tjetrin, jua dini te gjitha horrlliqet, por meqe LIKJA i pari, Sala dhe Edi ( se per pak harruam lulushin) treguan se jane nje organizate kriminale e sofistikuar, por qe harrojne qe kan ameriken perballe, vendi me mik i joni, me patriotik dhe shpresa jone e fundit. falenderojme zotin qe amerika ka akoma durim dhe deshire me u marr me ne.

  5. Fat Xhafka u dogj si figure! Sa me pare ta kuptoje Rama kete, aq me mire per ate vete. Me vella te denuar per trafik droge nuk ka shanc asnje minister i brendeshem te qendroje ne detyre ne Afrike e jo ne Europe. Gafen qe Rama beri duke mbrojtur Tahirin nuk duhet ta perserise me Xhafken se e ka kot dhe i prish pune vehtes. Duhet te gjeje nje tjeter per minister te brendeshem, mundesisht te pa lidhur personalisht a familjarisht me klanet e droges.

  6. o Uns. o budalla i lindur, ti me dukesh sikur je djali Tak debil Ngjeles qe flet dite e nate sikur te ishte me amerikan se vete amerikanet. Ore ai eshte kap me presh ne dore ti me thua po goditen interesat amerikane. Kaq naiv e tutkun qenke

    1. o tutkun, kushtha qe seshte kriminel ai. Te gjithe kriminele jane, por pyete nje here veten se perse pikerisht tashi qe po mbyllet reforma ne drejtesi po godasin njeriun e amerikes dhe arkitektin e reformes. Per ta mbyllur, Ngjela eshte nje figure e larte qe na nderon ne kete llum, i ka rezistuar enverit dhe saliut, se ka ulur koken kurre, ka refuzuar bashkpunimin me sigurimin, po ku dime ne shqiptaret ti njohim trimat nga kriminelet? Ne jemi mallkimi i asaj toke.

  7. Ne mulli te kujt po qon uji Basha dhe PD-ja me kete akuzen e fundit per Xhafen?Fatmir Xhafaj eshte i vetmi minister i cili nuk eshte nen komanden e Rames por direkt te nderkombetareve,ne fakt i vetmi qe e rrizikon poziten e Rames.Renja e Xhafajt i mundeson Rames te emroje nje minister te brendshem qe i konvenon dhe e kontrollon ai.Me nje fjale kjo gje e forcon poziten e tij.Rama vvete pothuajse e kishte te pamundur ta menjanoje Xhafajn sepse i duhej miratimi i SHBA-ve dhe BE-se.Kjo deshmon ne driten e diellit prapaskenat e marreveshjes Rama Basha.Deshmon se me diskualifikimin e Xhafes diskreditohet edhe Raforma ne drejtesi.Basha e PD kane nje kordinim bashke, si duket Xhafaj i rrezikon te te dy palet.Taulant Balla sot i rekomandoi Fatmir Xhafes ti drejtohet Prokurorise.Kjo tregon ne driten e diellit se dy palet kur po i pengon dhe i frigeson Xhafaj i preferuari i SHBA-ve dhe BE-se.Nuk po qane kush koken per fatin e qytetareve as pozita as opozita ata nuk duan drejtesine e pavarur sepse shume perfundojne burgjeve.

  8. Po amerikanet me qiri e gjeten xhafen, kur e dinin si eshte muhabeti.
    Po pse me kapoten e vjeter do ti rregullojne punet ata?

  9. Vazhdon kjo perpjekje qesharake, jo e moralshme per te goditir Fatmir Xhafen. Vetem sa ja forconi pozitat, dhe e beni me shume faktor.

  10. Akoma ju me amerikanet? Jeni bere si avokati qe nuk ka mbrojtur asnje ceshtje ne gjyq. Sekretari i Shtetit Mitchell vjen ne Ballkan dhe jo vetem qe nuk vjen ne Shqiperi, por nuk thote asnje fjale per kete vend, ju akoma vazhdoni me “miqte” amerikane. Amerikanet do shihen pasi te ike Lu-ja….

    1. Prit magar sa te del bar i rthone kesaj,deri sa te del bari cofi magari (dmth Sala),thone kendej nga Tropoja.Lu do mbetet edhe kater vjete ne Shqiperi ,deri ta bjere kete vend ne dini.

      1. Prite gomar lu kinezin.
        Sala ju është gdhendur në tru ju debilave edhe për krimet e rilindje që prej 5 vitesh Sala ua ka fajet.

  11. Xhafka rende-rende me plencin ne surrat do dale e do flase per grupe e individe kriminale te trafikut te droges…kur ka Gonen e tij te vogel njerin prej tyre!
    Vetem ta mendosh e te ze gazi, varferi e humor pa dogane po dhuron kjo qeveria Rama.

  12. Me kete opozite qe po ben Lulushi dhe Pafilloja jone kryeminister, jo vetem do hane koken e Xhafes, por rrezikohet dhe Lu. Kjo treshja muskutjereve, shume simpatike, njeri me i bukur se tjetri, marrin pozat e prokurorit qe ka goditur gotet ,gambinot, xhon gotin e ku e di une! Eshte vertete qesharake, sesi insistohet sikur cfare po nxjerrin! Nuk behet opozite me perversin Salianji, dhe mjekercjapin Alibeaj. Te krijojne neveri qe kur i degjon. Nese Lulushi mendon se do vij me keta ne pushtet gabim e ka. Kurse pafilloja sado te fshihet, te bej ironi me amerikanet, tregon vetem qe eshte ne fundin e vet, jo vetem politik. Jane skema te deshtuara qe ne nisje. Jane ne panik se jane te kapur ne flagrance. Me integritetin dhe ndergjegjen qe ka, Fatmir Xhafa dhe mund te shkoj ne doreheqje, por ne lidhje me fatin e tyre politik asgje nuk ndryshon. Tahiri eshte lule, me ate qe vjen pas. Shqiptaret duhet te kuptojne, qe e gjitha kjo eshte nje loje e ndyre politike, qe behet ne kurriz te tyre, per te zgjatur pushtetin e tyre, i ciliperkthehet ne pasuri e leke te vjedhura ne xhepat e ketyre zuzareve politike.

  13. Nese ndiqet me kujdes e gjithe krinologjia e ketij sulmi nga dita ne dite, nuk ka asgje te re apo konkrete per te bere lajm. E them me bindje qe eshte nje fushate per te denigruar figuren e Min te brend, te cilin ata qe e njohin nga afer e dine shume mire qe eshte ndryshe nga keta qe e sulmojne majtas dhe djathtas. Edi Rama e ka vene Xhafen min te brend i imponuar nga Amerikanet. Kjo lufte behet per ta hequr dhe te vij ne vend te tij Tauland Balla. Tani nese Balla eshte figure me i paster dhe i pranueshem se Xhafa, jam dakort por nuk me rezulton i tille. Perkundrazi do ishte nje konsum aq i madh per te majten, sa do shkohej patjeter ne zgjedhje te reja. Nuk jane qameti zgjedhjet e reja dhe koha ka ardhur. Por ta zeme se behen kush do e marr pushtetin. Luli, Monika apo do e mbaj prape Rama. Te gjithe keta jane bashke. As nje shprese nuk do kete per shqiptaret. Thjesht ja lene stafeten njeri tjetrit. Per te shpetuar nga ky grup i strukturuar kriminal duhet qe te motivohen njerez jo te konsumuar, pa detyrime te oligarket, dhe krimi organizuar. Dhe kjo sigurohet vetem me nje levizje te hjere popullore.

  14. Me keta loqe fshati Xhafa fshin sumen,me idiote qe japin mendime nga pas malit…vetem pak qime I levizin Xhafes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *