• |
ide | kryesore

VIDEO-PERGJIMI/ Fatmir Xhafaj në prag të dorëheqjes si ministër

Lajme, Të fundit



Fatmir Xhafaj pritet të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm. Burime të Lapsi.al thanë se Xhafaj tashmë e ka vendosur, se do të dorëhiqet nga posti i ministrit, pasi ka dëgjuar përgjimin audio që u publikua nga selia e PD-së.

Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi penale për situatën konkrete, ku u përgjua i vëllai, Agroni, por përgjegjësitë në këtë rast janë morale dhe politike. Lapsi.al mësoi se Xhafaj po mendon momentin kur duhet ta bëjë publike dorëheqjen e tij, që gjithsesi pritet të bëhet së shpejti.

Nuk dihet nëse Xhafaj do të presë përfundimin e vizitës së Edi Ramës në Francë, ku kryeministri shqiptar takon presidentin Makron. Dorëheqja e Xhafajt mund të shtyhet për pak ditë, pikërisht për të mos ekslipsuar vizitën e Ramës dhe takimin e tij me presidentin francez.

Xhafaj i mohoi akuzat e PD-së se mosekstradimi i të vëllait ishte pasojë e pozicionit të tij si Kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi apo si Ministër i Brendshëm. Edhe pas daljes së vendimit të gjykatës italianë se Agron Xhafaj ishte dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik heroine, sërish Fatmir Xhafaj tha se dënimi nuk kishte asnjë lidhje me postet e tij shtetërore.

Me daljen e video-përgjimit, ku Agron Xhafaj përmend të vëllain, duket se përgjegjësia e tij morale rëndohet dhe qëndrimi i tij në detyrë, bëhet i pamundur. Përgjegjësitë morale për të vëllain e Xhafajt i konfirmoi edhe Partia Socialiste. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Taulant Balla përmendi mes rreshtave qëndrimin e PS se implikimi i ministrit në këtë aferë është moral, ndërsa i vëllait të tij, është penal.



15 Comments

      1. Ari(*ari), te pelqen ty apo jo faktet jane kokeforta. Si mundet te rri ne detyre ministri i brendshem me vellain trafikant droge dhe i denuar ne Italy?!

  1. Jooooooo, po ki ka dalur me Enverin! Te isha une, s’luaja vendit e s’ma bente siri tërr. S’e beja dish fjalen e partise! Me mire nami sesa siri!
    Ill je ill bote!

  2. do ishte k.. po ta jepte, ne krahun tjeter poltik ska pas Minister pa u marr vete me droge e me korrupsion e ky loqja do te japi doreheqjen se i merre vellai, ca duhet te bente Berisha kur cuni vet hapte ankande per demontimet e armeve ne Gerdec, ca duhet tebente Monika kur Iliri Meta kapej me presh ne duar, me ze dhe figure. Keta k…t e PD duhe te dalin e te japin shpjegime per Drogen qe eshte mbjelle ne Lazarat, te dalin te denoncojne cili Minister APO kryeminister ka urdheruar e lejuar qe te mbillej droga ne Lazarat, cili Minister APO kryemnister ka dhene urdher qe droga e Lazaratit te kalonte e lire neper Porte e aeroporte pa u kapur anjehere

    1. Qenke gjynah, i shkreti ti sa keq qenke. Ishalla xhafa nuk jep dorëheqjen vetëm për hatrin tënd se qenke shumë rëndë e mund të bësh harakiri.

  3. Po ne fund te fundit nuk behet nami edhe nese jep doreheqjen Sh.Fatkeq.Nga Halli njerezit Kane bere dhe sakrifica me sublime.Floket e bardha e punet e zeza,Fatziu.Po edhe eshte krejt normale te lash kusuret e byrazerit.

  4. ore pse tha njeri qe e njeh kete dhe e ka keshtu koqen edhe ju keshtu mendoni se e ka. hahahahahahahaha. po cpergjime zeza. pa video pa asgje vetem nje ze qe sdihet se i kujt eshte. po vari mo hejbet

  5. Nuk ka vend per doreheqje. Pas nje sulmi politik te stisur e banal , reagimi nuk duhet te jete doreheqja, por perbuzja. Uroj qe zoti tia ndricoj mendjen shqiptareve! Mos besojne me te Lulushi Ramushi Metushi etj

  6. Nuk ka doreheqje nga Xhafa por nga Rama .Xhafa shpallet K/minister.Kaloresi shikohet nga krahu dhe jo nga bishti i kalit.Idiote kafenesh qe votoni si pulat dhe shejtani ju dhjet.Na jepni ca mendime se si mbillet jonxha apo patatja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *