• |
ide | kryesore

1 ton kokainë në banane, ministri gjerman: Goditëm organizatën e shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Autoritetet gjermane goditën dje një rast të madh të trafikut të kokainës. Në Bavari u sekuestrua rreth 1 ton kokainë, e fshehur në banane. Sot, ministri i Brendshëm gjerman i landit të Bavarisë, Joachim Herrmann, e konsideroi një sukses aksionin e policisë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se u shkatërrua një organizatë aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës. Dymbëdhjetë persona u arrestuan, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Ministri gjerman tha se disa prej shqiptarëve të arrestuar banojnë dhe janë rezidentë në Gjermani. Nga hetimet e deritanishme, është zbuluar se kjo bandë ka trafikuar 1.8 ton kokainë, vlera e së cilës shkon në 400 milionë Euro.

Në aksionin për goditjen e kësaj organizate është zhvilluar operacion ndërkombëtar, me pjesëmarrjen edhe të agjencive ligjzbatuese të vendeve të tjera. Nuk dihet nëse në këtë megaoperacion të policisë gjermane në Bavari është përfshirë edhe policia shqiptare, por mësohet se tashmë ka nisur shkëmbimi i informacionit për shqiptarët e arrestuar në Gjermani, shkruan tv Klan. Pritet që ditën e nesërme, autoritetet gjermane të dalin në një konferencë shtypi për të dhënë të tjera informacione për këtë organizatë kriminale.



1 Comment

  1. fatmut xhafa e edvin qelbsir rama
    po na shesin ne gjermani banana.
    o lum derrat e kazanet si muq nano,nazarkot,vangjeli,mingjozi,vasjari,anila basha e mero baze qe ju kan,dihet dhe i pa emer e qe jan akili,gr,laraska etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *