• |
ide | kryesore

20 mijë euro për të shkuar në Angli dhe Kanada me dokumenta false, arrestohen 17 persona

Lajme, Të fundit



17 persona, mes të cilëve dy punonjës policie janë arrestuar me akuzën e trafikut. Për 20 mijë euro ky grup dërgonte emigrantë në Angli dhe në SHBA. Sipas policisë janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”:

1. Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.

 

 

https://youtu.be/i3tzu2l2PMs



1 Comment

  1. Ky polici u perjashtua ne kohen e Saliut per plagosje. Babai vet e futi prape ne polici se eshte “rilindas” i flakte per leke. Kush ka firmos per rikthimin te shkoje ne burg bashke me ate. Donin shuma te medha se edhe gruan nje cope kurve e ka ne qarkullim. Por nuk ben pune te rendomta se e ka “mire” me shefat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *