• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e audio-përgjimit të Agron Xhafajt

Arkiva



Sali Berisha deklaroi se audio-përgjimi i publikuar nga PD për Agron Xhafajn është autentik.

Sipas ish-kryeministrit, përgjimi është përkryer nga segmente të policisë kriminale që donin të testonin nëse vëllai i Fatmir Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge, ishte aktiv apo i fjetur.

Ai është Agron Xhafaj i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfiguruar dhe inkriminuar e ka koshiencën ai. Tregon se ai meritonte 100 herë atë regjistrim. Tregon se emërimi i Fatmir Xhajat kishte një qëllim; trashëgimin e kodit të drogës.

Edi Rama e kaloi nga Tahiri tek Fatzi Droga. 

Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj.

Gazetarë që kanë riskuar jetën e tyre, ky grup përballet me familjen e dytë më të rrezikshme mafioze në Ballkan e të Europës, e para është familja Rama, e dyta është Xhafaj, se ka fuqinë e ministrit të Brendshëm.” – u shpreh Sali Berisha në emisionin Studio e Hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *