• |
ide | kryesore

Berisha: “Plumbi në zarf” i Tahirit ka futur në sherr PS-në

Lajme, Të fundit

Në intervistën e dhënë për Neës 24, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar të japë detaje mbi burimin nga e ka siguruar PD-ja audio-përgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm. Gjithsesi ai ka konfirmuar një përplasje mes Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt brenda PS.

“PS është në sherr pas “plumbit” në zarf” që ai i dërgoi RAmës. Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër mes Xhafajt e Tahirit sapo Fatmiri u zgjodh ministër. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, e shikon sulmin frontal që i bën pasardhësit. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste atë të Tahirit.

Por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, “Princ i Krimit”, – tha Berisha.

Opozita ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn se ka ndihmuar vëllain e tij, Agron Xhafajn që të mos arrestohet edhe pse është i dënuar me 7 vite burg në Itali.

1 Comment

  1. Perse nuk lejohet qe videos ti behet ekspertiza!?
    Saliu eshte aq i ndyre sa prishi regjistrimet e 21 Janarit, pra si mund te besohet per keto deklarata mafjoze qe egziston mundesia e vrasjes se deshmitarit!?
    Beni nje bilanc sa deshmitare jane vrare apo vdekur ne menyre misterioze ne qeverine e Sali Kriminelit dhe sa ne qeverite e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu