• |
ide | kryesore

Erdogan shpall tre ditë zie pas tragjedisë në Gaza: Izraeli shtet terrorist që po bën genocid

Planet



Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dënoi “tragjedinë humanitare” në Gaza, duke e përshkruar dhunën izraelite kundër protestave palestineze si “genocid”. Po ashtu, Erdogan njoftoi se duke filluar nga nesër, Turqia ka shpallur tri ditë zie kombëtare në solidaritet me vëllezërit palestinezë.

“Ajo që po bën Izraeli është gjenocid… Izraeli po ushtron terror shtetëror. Izraeli është shtet terrorist”, tha Erdogan, duke folur para studentëve me bursa në Londër.

“Ne nuk do të lejojmë që sot të jetë dita kur bota myslimane humb Kudsin”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk shtoi se një tubim i madh do të mbahet në sheshin Yenikapi të Stambollit të premten lidhur me dhunën në Gaza.

Erdogan njoftoi se Turqia ka kryer blerje emergjente me një vlerë prej 100 mijë dollarëve dhe ka nisur t’i dërgojë këto ndihma nëpër spitalet në Gaza.

Palestinezët, të cilët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, po zhvillojnë protesta gjithëpërfshirëse nën moton “marshimi milionësh” të cilin e zhvillojnë për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-së në Jerusalem dhe me rastin e 70 vjetorit të Nakbas (Fatkeqësia e madhe), e cila paraqet përvjetorin e themelimit të Izraelit.

Që nga orët e mëngjesit, mbi 55 palestinezë javë vrarë dhe 2.771 të tjerë janë plagosur si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë ndaj pjesëmarrësve në protestat në kufirin e Gazës.

Lexo më tej nga Lapsi.al:

Tmerri në Gaza/ Si u përshkallëzua konflikti që shkaktoi dhjetëra të vrarë 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *