• |
ide | kryesore

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe në pritje të një fëmije, konfirmohet shtatzania

Paparazzi



Është përfolur shumë si lajm, por mesa duket tashmë është konfirmuar, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe po presin një fëmijë.

Gjatë këtyre 4 viteve ka pasur zëra të shumtë për një shtatzani të Ajolës, por ajo i ka mohuar këto zëra, ndërsa kësaj herë çifti Veliaj-Xoxa do të kenë një pjesëtar të ri në familje.

Kryebashkiaku i Tiranës e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për bërjen e një fëmijë, biles është shprehur para disa kohësh se po e planifikonin diçka të tillë.

Ndonëse ky ‘planifikim’ ishte për vitin 2017, për Veliajn dhe Xoxën lajmi i shumë pritur ka ardhur këtë vit.

Veliajn e kemi parë shpesh të marrë në krahë fëmijë të ndryshëm në Tiranë, por tani do ta shohim të kujdesen edhe për fëmijën e vet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *