• |
ide | kryesore

Eugent Bushpepa:Qipro reagoi ashpër për foton me Elenin,nuk prisja votimin e Italisë

F1, Paparazzi, Slider



Eugent Bushpepa ishte i ftuar në :”Opinion” ku foli për këtë eksperiencë të paharrueshme.

Ai ka rrëfyer edhe për takimin me Eleni Fourierën dhe Ermal Metën dhe tha se raportet mes tyre ishin shumë të mira.  Ai ka rrëfyer edhe për një incident që i ndodhi pasi publikoi foton me Elenin duke bërë simbolin e shqiponjës.  Ekipi qipriot i kishte kërkuar atij ta hiqte fotografinë sepse sipas tyre do të dëmtohej performanca dhe përfaqësimi i tyre. Por ka qenë vetë këngëtarja që nuk e ka lejuar këtë gjë duke u ndjerë e lumtur dhe krenare për prejardhjen e saj.

“Në patëm një ftesë të takonim Elenin, unë nuk e kisha takuar asnjëherë më parë.  Ajo ka shkuar që e vogël dhe është rritur në Greqi. Eleni ishte shumë e lumtur për prejardhjen e saj saqë në një fotografi që realizuam bashkë bëmë simbolin e shqiponjës.

Ajo fotografi i hapi avaze. Ajo nuk u shqetësua aspak. Në fakt unë i kërkova falje që e publikova dhe ajo tha madje shumë mirë ke bërë që e kë lënë, sepse ata të Qipros tentuan që të hiqnin fillimisht fotografinë. Ata donin ta hiqnin sepse nuk donin që performanaca të merrte një konotacion negativ. Por ajo kërkoi që të mos hiqet fotografia sepse tha që jam e lumtur për prejardhjen time”,- tha Genti. (zbardhur nga opinion) Ai ka folur edhe për pikët e dhëna nga itali ku është shprehur se kjo ka qenë çudia e këtij Eurovisioni pasi prisja që të ishin më të mirë me në edhe për shkak të Ermalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *