• |
ide | kryesore

Inzaghi: Si është të punosh me shqiptarë si Tare, Berisha, Strakosha…

F1, Sport



Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka komentuar marrëdhëniet me sportistët shqiptarë që ka punuar gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka folur për drejtorin sportiv, Igli Tare, portierët Berisha dhe Strakosha, por edhe lojtarë si Cana.

“Gjatë jetës time kam pasur mundësinë të njoh shumë sportistë shqiptarë, të cilët i kam pasur edhe në skuadër. Igli Tare ishte shoku im i skuadrës dhe tashmë është drejtori im. Kam patur Berishën dhe tashmë Strakoshën në drejtim. Kam njohur edhe Canën, mund të them se të gjithë janë profesionistë të vërtetë.

Image result for simone inzaghi tare

Me Taren jam mik prej shumë kohësh dhe tashmë punojmë bashkë. Si drejtor sportiv është shumë i zoti dhe këtë e kemi parë të gjithë. Lacio po konkurron me skuadrat më të mira italiane dhe kjo falë ideve dhe zgjedhjeve të tij, të cilat kanë ardhur me një kosto shumë të vogël” – thotë Inzaghi. Ai komenton edhe lojtarët shqiptarë.

Image result for simone inzaghi strakosha

“Strakoshën kam pasur fatin ta njoh kur stërvitja të rinjtë dhe i kam njohur aftësitë e tij. Fillimisht Marketi ishte portieri i parë, ndërsa Berisha nuk pranoj të qëndronte si alternativë e dytë. Kështu Strakosha u kthye në portierin e dytë, ndërsa sapo Marketi pësoi dëmtimin që e la jashtë fushës së blertë, unë besova te Strakosha. Ai ma shpërbleu besimin dhe mund të them se përveçse një portieri i madh, ai është edhe një njeri i tillë”, – ka thënë Inzagi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *