• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut kërcënon të anulojë takimin me Trump

Planet



Koreja e Veriut kërcënoi sot të anulojë samitin e parashikuar më 12 qershor mes kreut të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të manovrave ushtarake në Korenë e Jugut.

Lajmi u dha nga agjencia koreano-jugore e lajmeve, “Yonhap”.

Pheniani ka anuluar gjithashtu një takim të nivelit të lartë me Korenë e Jugut të parashikuar të mërkurën për të protestuar kundër manovrave ushtarake vjetore “Max Thunder” në të cilat marrin pjesë ushtritë koreanojugore dhe amerikane, theksoi “Yonhap”. “Max Thunder” përfshin stërvitje ushtarake të dy ushtrive aleate, veprim i cili duket se ka acaruar Korenë e Veriut komuniste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *