• |
ide | kryesore

Mallkimi i Rilindjes mbi Fatmir Xhafën

1, 2, Ide

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i pari ministër që Edi Rama e mori nga shtrati historik i PS. Një përjashtim, që e vendoste menjëherë ministrin e Brendshëm, në kontrast të plotë me prodhimet në seri të Rilindjes. Fatmir Xhafa nuk hynte në kabinet nga kompeticioni se kush imiton dhe i shërben më mirë shefit, por si investim politik shumëvjeçar në Partinë Socialiste dhe qeveritë e mëparshme të saj. Ai shkoi ministër i Brendshëm me autoritetin dhe personalitetin e tij publik dhe jo si figurë e klonuar në atelienë e kryministrit. Ai ishte Partia Socialiste në qeverinë e Rilindjes.

Ose më saktë, fundi i Partisë Socialiste nën qeverisjen e Rilindjes. Fati i tij politik, në mënyrë simbolike, konkretizon qartësisht zhbërjen e adn-së socialiste nga kryqëzimi me racën rilindase. Prej kohësh kjo parti e kishte humbur identitetin e saj, që kur frenat e drejtimit i mori Edi Rama. Nga parti që përfaqësonte shtresat e varfëra ajo u transformua në një grupim biznesmenësh, njerëzish të bashkuar nga interesi dhe jo nga ndonjë ideologji apo besim i përbashkët. Nga parti e hapur, u kthye në parti të kryetarit dhe, pak nga pak, falë fuqisë së pushtetit, u bë streha e trafikantëve, të fortëve, injorantëve, abuzuesve dhe servilëve. Me Rilindjen u mbyll konkurrenca politike si meritë dhe u instalua shërbimi si masë për shpërblim. Mjafton të shohësh dy kabinetet Rama, grupet parlamentare dhe kryetarët e bashkive. Kryqëzimi PS- Rilindje, prodhoi një specie të re, pa asnjë përvojë dhe përgjegjësi politike, shpesh të njohur vetëm për rekorde kriminale, të etur për parà dhe pushtet, pa identitet dhe të aftë për të mos u ndalur edhe përpara ligjit.

Fatmir Xhafa u bë ministër i Brendshëm, si përfaqësues i këtij grupimi, i kësaj partie të re të Edi Ramës. Ai mund të ishte socialist si memorie historike e këtij emërtimi, por jo si realitet i epokës rilindase. I futur në zemër të sistemit, në ingranazhin më të rëndësishëm të tij, Xhafa nuk mund të ishte ministri ndryshe. Ena e madhe e investimit të tij politik, mori etiketën e Rilindjes. Nëse në Kuvend apo në parti ishte ende kujtesa socialiste, me futjen në qeveri u pagëzua rilindas.

Ky kontekst shpjegon sot se përse ministri i Brendshëm, gjendet në syrin e ciklonit. Ai nuk shihet si një njeri që thjesht mund të ketë gabuar apo ka toleruar vëllanë e tij, por si një sivëlla i mëkatarëve, të cilët nuk dinë të qeverisin pa u bërë pis. Ai ka mallkimin e Rilindjes mbi vete. Ai është pasues i një ministri që sot ishte në sallën e gjyqit, i akuzuar për pjesmarrje në organizatë të strukturuar kriminale. Ai drejton një polici, që uniformën blu e këmbeu me të gjelbrën e kanabisit. Ai është pjesë e një strukture politike, ku deputetë, kryetarë bashkish e zyrtarë të lartë janë verifikuar me rekorde kriminale e lidhje të forta me krimin. Ai është ministër i një qeverie, për të cilën, korrupsioni është bërë shenjë dalluese edhe në Europë.

Tani, ministri i Brendshëm i një qeverie të tillë, ka një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, i cili jeton si qytetar i lirë në vendin ku ai është ministër. Ky akuzohet nga opozita, sipas një përgjimi, se vazhdon veprimtarinë e tij kriminale i pashqetësuar nga policia në Vlorë. Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë, për një ministër normal, të një qeverie normale, në një vend normal do të mjaftonte vetëm pyetja e thjeshtë: Zoti ministër, si do të veproni me vëllanë tuaj, për të cilin e dini tashmë që është dënuar në mungesë për trafik droge në Itali dhe jeton i lirë në Shqipëri? Dhe kjo pyetje i bëhet një ministri, që ka pasuar në atë detyrë dikë që sot është nën akuzë pikërisht për trafik ndërkombëtar droge. Përgjigja e vetme është ose dorëzimi i vëllait ose dorëheqja.

Kjo do ishte përgjigjia “socialiste”, domethënë ajo e përgjegjësisë politike, e moralit publik, e respektit për veten dhe për investimin ndër vite. Përgjegjësia e politikanit që merr vendime të forta në ditë të vështira, e atij që e ka ndërtuar karrierën e tij me meritë dhe që vlerëson ata që e kanë zgjedhur. Që mban standartin e lartë dhe jo karriken e përkohshme. Ndërsa përgjigja rilindase është ajo shmangies së përgjegjësisë, e manovrave meskine të tipit: balta e opozitës, nuk dija gjë, janë kushërinj të dhjetë, s’kam kërkesë nga Italia, nuk e di pse vëllai ka dy emra, nuk kam shkelur ligjin, etj.

Fatmir Xhafa ende nuk ka folur. A do të flasë si rilindasi i radhës apo si fundmi socialist i Rilindjes, kjo është dilema e tij personale por edhe përgjegjësia publike. Njëkohësisht dhe mallkimi i sektit ku pranoi të bëhet pjesë. /©lapsi.al/

PD pyet Fatmir Xhafajn: A e vazhdon trafikun e drogës Agron Xhafaj?

Akuza e PD: Agron Xhafaj, ndër bosët e trafikut të drogës, drejton një grup me bazë në Vlorë

VIDEO-PERGJIMI/ Biseda e Agron Xhafajt me trafikantin: Plehrat po na sulmojnë shumë

 

16 Comments

  1. Fatmir Xhafaj nuk do te flase fare. Do pranoje ne heshtje gjemen qe i beri gjysem-vellai. Por qe nuk do kaloje ne heshtje ky sulm ndaj Amerikes dhe ambasadorit LU, kjo eshte e qarte. Po te ishte pergjim i PD-se do e kishte nxjerre me kohe, por ky eshte orkestrim i Tahirit. Ai bythqiri i Ora News (aty jane mbledhur te gjithe bythqiret ne fakt) tha qe eshte pergjim nga profesioniste ish-police, harroi Bythqiri te na thote ku eshte Jaeld Cela qe per koicidence ka qene drejtor policie ne Vlore…
    E urrej Ramen e Tahirin, por Xhafa nuk ishte i ketij kalibri ne ate ministri

  2. Te gjitha keto sulme te pjerdhura ndaj xhafes ,nuk kane asnje efekt elektoral. Kryesorja eshte qe vettingu amerikano–gjerman ne drejtesi po vazhdon me ritme te shpejta dhe po spastron gjyqesorin nga elementet e papershtatshem . Pas spastrimit te gjyesorit vettingu amerikano — gjerman do zhduke te korruptuarit ne poltike ,ekonomi dhe mediat qe i lepijne bythen politikes shqiptare Nuk pjerdhin gjigandet amerikane per katunaret e pseudoelites shqiptare .Respekti i shumices se popullit shqiptar shkon vetem per aleatin gjigand te kombit shqiptar SHBA dhe per ambasadorin Lu .

  3. nuk ka rendesi nese flet apo jo Xhafa e jep apo se jep doreheqjen(per publikun). rendesi ka fakti se ketij sekti sic thua ti Shkullak i ka dale boja. tani presim skandalin e radhes. edhe per mua Xhafa ishte njeri serioz

  4. Xhafen po e ha pushteti ,por me keta gomere dhe hajdute qe jane ne rreth te gjithe,Xhafa ja del mbane duke bere shurren.Vellai i Xhafes aty ka qene,pse tani ai ben krim.edhe Mediu eshte i denuar ne Itali por nderroi mbiemrin dhe shpetoi nga Sala.Mjere ata qe besojne ne perrallat e vellait .Ndoshta ky shkrim eshte i vlefshem me shume per Bashen dhe familjen.

  5. O Shkullak, po kur do zini mend e ta perdorni fjalen ‘Rilindje’ qe u referohet hibrideve neokomuniste, ne thonjeza????
    Kjo fare e keqe e njeriut te ri nuk ka ASNJE TE PERBASHKET ME RILINDJEN E VERTETE TE 1870-1912-es!!!
    Ju lutemi drejtshkruajeni fjalen ‘rilindje’ ne thonjeza, se po kujtojne kete kalamajte e sotem se, fjala bie, Naum Veqilharxhi mund te kete qene bandit-deputet i Rames…

  6. Do gjejne nje qeveri qe do te vije me parashute nga Marsi.Xhafa nuk eshte socialist por demokrat si Saliu.Ngado qe te shkosh do te gjesh mjerim.Askush nuk qesh me,vetem hajdutet qeshin.I lumte trapi se Dita e Tyre eshte.

  7. Jashte teme: ka ardh momenti qe te bllokohen komentet e sharesve me pagese qe perdor kryeministria bashke me bashkine e Lal Mashtrusit! I lexon gjithandej, YouTube, portale, gazeta, Facebook, etj te njejtat komente boshe denigruese dhe me gabime foshnjarake drejtshkrimore!!! Komentoni lirshem tek ER-a mut TV i Rames. Fundja me shume se kundermim arome muti, nuk kane asnje dobi tjeter keto komentet e sharesve me pagese…

  8. paranteze – Nje polic i thjeshte nuk e kalon Wettingun ne se ka familjare te denuar, aq me teper per trefik droge…
    (kur nje polic nuk kalon Wettingun me vella te denuar per droge, po nje minister pse duhet te kacavirret ne qeveri?)
    Shume po flitet per kete F. Xhafajn. Edhe Shkullaku ben teorizime e sterhollime plot!
    Per kete Xhafaj jane hedhur plot alibi “eshte njeriu i amerikaneve!”, “eshte ne shenjester nga Rama-Basha(!)”, “eshte ai qe po ben ate Reformen ne drejtesi prandaj sulmohet”, “eshte Tahiri qe e sulmon” etj, etj dengla qesharake qe nuk munden dot kurre te fshehin nje te vertete te qarte –
    – Ministri i brendeshem Fatmir Xhafaj ka nje vella Agron e Geron njekohesisht te denuar per trafik droge!
    Per cilindo shtet tjeter kjo histori do kish mbaruar ketu, Ministri nuk do ishte me Minister dhe PIKE!
    Per “Shqiperine qe duam” kjo histori fillon ketu, me alibi, teori, hamendje, bythlepirje pushteti, djallezi, naivitet i shtirur nga ato qe jane ne pushtet por dhe nga uturaku mediatik qe i rri ne bythe!
    Kerkojne ta paraqesin Xhafajn si te persekutuar, si te goditur nga lufta e klasave(!), si renie ne qafe kot pra shkurt, na bejne thirrje qe ta mbajme ate Xhafaj si Minister te brendeshem se nuk prish pune qe ka vellane trafikant droge te denuar!
    Ne kete teater absurd ka dhe nje aktor qe rri ne prapaskene e nuk del, ashtu nuk doli as kur kerkohej heqja e imunitetit te Tahirit ne parlament. Eshte pergjegjesi kryesor me shume se Rama vete per kete deshtim te 2 ministrave te brendeshem njeri pas tjetrit te lidhur direkt a familjarisht me trafikun e droges. Eshte ai qe eshte mburrur me keta ministra prane se “po ben Reformen ne drejtesi”, eshte ai qe do dale ne shesh ne solidaritet te komunitetit LGBT, aty ku vertet mund te jete vendi i tij ideal, Guvernatori i pa shpallur qe e njohim te gjithe por qe ka fshehur koken keto dite…

  9. Zoti ministër, si do të veproni me vëllanë tuaj, për të cilin e dini tashmë që është dënuar në mungesë për trafik droge në Itali dhe jeton i lirë në Shqipëri? Dhe kjo pyetje i bëhet një ministri, që ka pasuar në atë detyrë dikë që sot është nën akuzë pikërisht për trafik ndërkombëtar droge. Përgjigja e vetme është ose dorëzimi i vëllait ose dorëheqja…..u dha perdhigja sot zoti shkullaku.Dorezoi vellane ne burg.si duket si standart?do e vleresosh politikisht aktin apo do marresh anen tjeter qe mbajti karrigen dhe dorezoi vellain??!!!po nese pergjimi del i montuar dhe cdo gje e sajuar ju si analiste opozitar do e keni kurajon te kerkoni falje dhe te denoni aferen e peshtire .a??a do keni forcen mos te mbeshtesni nje opozite te kalbur ne moral dhe ne ide???mund te beni dhe uroj te beni opozitarin,kritikun sic duhet ta bej cdo rob i atij vendi,qe te ngrihet standarti i qeverisjes e te zezes ti themi te zez e te bardhes te bardh..po kjo sbehet duke mbeshtetur pupazzi dhe diktator,kriminel e njerez pa moral si basha e berisha e cifti presidencial.se po tregojn qe kane dhe kalbje idesh,perfundojne ne inskenime banale shantazhuse..ndonje ide opozitari me vizion nuk po shohim.erdhen zgjedhjet e reja,kush jane idet e opozites ?bojkotim prap?ndonje ligj,ndonje risi ,si mbrohet vota si ecet para,ndonje sistem qe eleminon manipulimin do e bej?po se ben dot se duhet te kesh vullnet te paster e jo korb sic e ka .ku do te mbroj veten.uroj nga ju qe pretendoni se jeni elita civile e atij vendi te mbani qendrimet dhe pergjegjsit e duhura.

  10. Nuk eshte çeshtje mallkimi, eshte çeshtje zullumi. Xhafa ka kohe qe ka pranuar zullumin si vlere morale. E zullumi keputet duke u trashur!

  11. Analize shume logjike dhe realiste! Xhafen e zuri zullumi qe i beri PS. Xhafa u pasurua fale PS. Kujtoj fillimin e viteve 90, kur Xhafa dhe e shoqja s’kinshin as buke dhe fale politikes u bene te pasur. E si shperblim per gjithe shfrytezimin qe i beri PS, Xhafaj sollin ne PS llum dhe vetem llum. Kujtoj Shege (ish shoqen e tij) por edhe shume Shega e Shegushe te tjera. Ky eshte mallikim. Xhafaj me shoke lejuan qe PS te ishte vendi i te dashurave dhe dashnoreve!!!!

  12. o shkullak o RR K po si te shkelqeu fytyra mrom kur doli statusi i Sales aman. Klysh kurve je. Servil dhe i pacip se injorant Dukesh qe nga surrati.

  13. Sa mire shkruan o burre.Menjehere sa lexoj emrin tend qe shkruan dicka sillem e lexoj nje artikull tjeter.Me tere mend kujton se je i mencur.Fare .E ke krijuar nje portret tendin shume te mire per te cilin njerezit sa shikojne emrin tend largohen nga emisioni,apo gazeta qe shkruan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu