• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Rama kthehet urgjent nga Parisi dhe mbyllet në zyrë për çështjen “Xhafaj”

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama është detyruar të kthehet në Tiranë menjëherë nga Parisi pas takimit 90-minutësh me presidentin francez Emanuel Makron. Gjatë së martës paradite ishte përfolur se kreu i qeverisë do të udhëtonte nga kryeqyteti francez në për në Sofje ku të enjten nis një samit i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Por situata politike “e ndezur” në Tiranë ka ndryshuar planet. Pasi kishte bindur ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj të mos bënte asnjë lëvizje pa u kthyer ai në Shqipëri, Rama njoftoi nëpërmjet Facebook se do të fliste për këtë çështje në një mbledhje të grupit parlamentar që do të mbahet paraditen e së mërkurës. Duket qartë që kjo mbledhje e grupit jashtë radhe është gjetur si një zgjidhje ku Rama mund të flasë i pashqetësuar për çështjen. Grupi i PS mblidhet zakonisht të hënave dhe të enjteve në mëngjes, por situata politike ka ndryshuar gjithçka.

Lapsi.al mësoi se menjëherë pas kthimit nga Franca, kryeministri Rama ka shkuar në zyrën e tij rreth orës 19.00. Përveç disa takimeve me stafin nuk është parë të hyjë në zyrën e tij, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nuk është e qartë nëse do të ketë një takim me ministrin përpara se të flasë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Besohet që komunikimi mes tyre të mos jetë ndërprerë, por Rama dhe Xhafaj kanë zgjedhur të mos dalin së bashku publikisht deri në sqarimin e situatës. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se të gjithë mbrëmjen e së martës, kreu i qeverisë do t’ja kushtojë çështjes “Xhafaj”. Ai pritet të vlerësojë të gjitha mënyrat për dalje nga skandali me sa më pak kosto. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. ‘ KTHEHET URGJENT’…. ahah.ahaha.. Po per sot e kshte te kthehej more mashtrusa te lapsit… Shkoni dhe lexoni ne faqen zyrtare te kryeministrise sa sa ditore ishte vizita e tij ne france…

    Ta shpifni kur ndryshoni lajmet ne kete menyre.. Shume mire e thoshte nje komentues ketu ne nje lajm.. E hidhni dozen e helmit me nje fraza .. dhe pastaj beni skenar per film policor

  2. Andi se shpejti e ka radhen Basha! Kembanat po bien! Nuk e di a do te qendrosh tek lapsi apo do te shkosh te Zheji! Dhe pas tij e ka radhen Berisha keshtu qe lapsi.al do te mbyllet se nuk sponzorizon Argita! Hej moj e mjera Shqiperi me Liken dhe Saliun! Te gjithe do te kalojne ne vrimen e miut! Por do te deshiraroja te fillonte me Bushatin dhe Armandon apo Arin sic i theret Zj. Malltezi Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu