• |
ide | kryesore

Zbulohen detajet/ Skenari i opozitës për protestën para Ministrisë së Brendshme

Lajme, Të fundit



Opozita do të zhvillojë një protestë paraditen e së mërkurës rreth orës 11.00 përpara Ministrisë së Brendshme. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë dhe të kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas burimeve brenda selisë blu, megjithëse protesta është thirrur nga opozita aty nuk do të ketë prani të deputetëve apo zyrtarëve të lartë të PD-së. Në të njëjtën kohë, deputetët do të jenë të angazhuar në komisionet parlamentare ku nuk do të lejojnë vijimin normal të punës.

Burimet e lapsi.al thanë se ideja është që protesta të lihet në dorë të qytetarëve. Gjatë tubimit nuk do të ketë fjalime, por pjesëmarrësit do të mbajnë në duar pankarta ku do të kërkohet largimi nga detyra e ministrit, Fatmir Xhafajt dhe kryeministrit Edi Rama. Në tubim do të marrin pjesë anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Burime nga ky forum thanë se do të ketë disa inskenime interesante gjatë protestës. Kërkesa e opozitës për largimin e ministrit Xhafaj u forcua pas publikimit të dosjes së vëllait të tij të dënuar në Itali, çështjes së falsifikimit të Kodit të Procedurës Penale dhe për më tepër pas audio – përgjimit të vëllait të tij që flet për trafikun e drogës. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Mos ishte mire ti mobilizonit njerezit per ceshtjen Tahiri!! Apo inatet personale do i zgjidhni me militante. Nuk keni kauze, po krijoni furtune ne gote. Nuk trembni njeri dhe e di pse!!! Se ju jeni e keqja e ketij vendi dhe mundoheni me cdo kusht te shtyni fundin tuaj politik dhe moral. Eshte vetem personale , e stisur dhe organizuar nga te dya palet. Fatmir Xhafen nuk e mban ne qeveri Edi Rama. Se Rama nuk di ku ka koken e vet! Dhe kjo lufte nuk eshte ndaj Edi Rames, por ndaj te tjereve. Eshte kaq e thjeshte per tu kuptuar sa me ska. Fatmir Xhafa iken kur tia kerkojne ata qe e vune. Jo Rama e Berisha &co, se ata ka kohe qe nuk i beson njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *