• |
ide | kryesore

‘Alarm i kuq’ në Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari në kërkim prej 9 vitesh

Lajme

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe abuzim seksual është arrestuar nga autoritetet greke. Ai është 40 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende me dije nga raportimet e medieve helene.

Shqiptari u arrestua në Lamia të Greqisë, pas një urdhër-arresti të nxjerrë nga Shqipëria në vitin 2009.

Sipas informacioneve, shqiptari rezultonte me “alarm të kuq” në listën e Interpol. Ai kërkohet në Shqipëri për prostitucion dhe abuzim seksual. Shqiptari do të dalë para Gjykatës greke për t’u vlerësuar ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu