• |
ide | kryesore

Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, zbulohet kush janë ‘bashkëpunëtori X’ dhe ‘Ermali’

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike publikoi një përgjim ambiental të vëllait të ministrit të Brendshëm, vetëm 24 orë pasi deputeti i saj, Ervin Salianji, pyeti publikisht Fatmir Xhafajn nëse Agron Xhafaj e vijon veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri. Sipas burimeve të Panoramës në PD audiopërgjimi i “Bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është realizuar në qytetin e Vlorës në gjashtë muajt e fundit.

PD do të vijojë edhe sot me prova të reja që implikojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e lëndëve narkotike, ndërkohë që pret një reagim nga qeveria për ministrin e Brendshëm të saj. Po sipas PD përgjimi ambiental mes “Bashkëpunëtorit X” dhe Agron Xhafajt është realizuar në biznesin privat të vëllait të ministrit, një lokal në katin e dytë të një pallati pranë shkollës “Pavarësia” në Vlorë.

Personi që takohet me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, i cili në përgjimet e PD-së etiketohet si “Bashkëpunëtori X” është një skafist i dënuar në Itali. Ai ka një dënim prej 7 vitesh me burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe me Agron Xhafajn ka pasur njohje të hershme si pasojë e ushtrimit të aktivitetit kriminal.

Në përgjimin e publikuar nga PD, vëllai i ministrit Xhafaj i kërkon “Bashkëpunëtorit X” të takohet me një person me emrin Ermal, i cili do ta ndihmojë për të siguruar rrugën e kërkuar. Të dhënat e siguruara nga PD flasin për një funksionar të Policisë së Shtetit në Vlorë me emrin Ermal, i cili ka qenë nën urdhrat e Agron Xhafajt, sa i takon ushtrimit të veprimtarive të jashtëligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *