• |
ide | kryesore

E ardhmja e Hysajt te Napoli? Agjenti i lojtarit rrëfen dëshirën e lojtarit

Sport



“E ardhmja e Hysajt? Do të qëndroje të Napoli me apo pa trajnerin Sarri”. E garanton këtë agjenti i mbrojtësit, Mario Giuffredi për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“E qartë është që nëse trajneri do të qëndrojë do të jemi më të kënaqur, por edhe nëse ai largohet, presidenti De Laurentiis do të ndërtonte gjithsesi një skuadër kompetitive, madje jam i bindur që do të jetë kështu.

E përsëris, do të ishte e bukur të vazhdohej me Sarrin, por Elseid dëshiron të qëndrojë në këtë skuadër” – tha agjenti i Hysajt. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *