• |
ide | kryesore

Eurokomisioneri: Nuk hapen negociatat pa peshq të mëdhenj

Lajme, Të fundit



Pa peshq të mëdhenj, mund të ndërpriten negociatat… Ky është paralajmërimi i komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter-Zeitung, komisioneri Hahn, tha se nëse nuk do të ketë arrestime të atyre që i quan peshq të mëdhenj, BE mund edhe të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.

Sipas komisionerit Johanes Hahn, edhe pse Shqipëria ka bërë progres në reforma, rastet e korrupsionit deri më sot nuk kanë nxjerrë para drejtësisë peshqit e mëdhenj.

“Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të realizohen gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit.

Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat.

Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen, se rastet e korrupsionit dalin para drejtësisë dhe peshqit e mëdhenj nuk kursehen.

Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Sidoqoftë, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit”,- ka deklaruar ai.

Sidoqoftë, Hahn shprehet se deri në qershor, pret nga Këshilli Europian që të japë një vendim pozitiv për negociatat me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Intervista e Hahn vjen në prag të takimit të Sofjes, ku krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të diskutojnë mbi të ardhmen e vendeve të Ballkanit në BE./TCH/



3 Comments

  1. Do na lini pa hapjen e negociatava me duket.Pse? Sepse ketu askush nuk eshte i interesuar me kap peshqit e medhenj. Pastaj cfare prisni ju qe te kapi peshku peshkun. Ketu jane te gjithe te inkriminuar more zoteri e gjithe klasa politike. Kush do ti kapi peshqit e medhenj populli?! Populli rropatet rrugeve per kotheren e bukes dhe qeveritaret e deputet tane kridhen mes luksit, pa kepuce ishin kur u futen ne politike miliarder jane sot. Keto futen ne politike per tu pasuruar. Zgjidhja ose hajde kapini ju dhe ne la ta humbim per pak sovranitetin se ketu ska peshkatar per te kap zullumin se ka dekada.(Gjithmone nese keni dashamiresine te na ndihmoni).

  2. Aman o shokeni,
    Europa po thote te kullufisin Peshkaqenet Peshqit…
    V.0
    3/4 e Parlamentit jane per t’u futur brenda, tha doshPeshku Droges. 2 ministria te brendshem te akuzuar penalisht, rosher e prenger etj. Etj, 3 shefa policie ne kerkim, 300 a sa police te sajmes heq xhafa dhe ve te vetet, 250 police vetedeklarohen te zhyer, mbi keta Edvinrama I dliri!!!!!
    Uhuhuh
    Po bojme shtet!
    Na jepni meriten!
    Po s’ma hapet deren
    ju o trapa Kazani
    qe me boni me qesh
    uuuuuune çkelqesa e Tij planetare edvin Erdogan- Putin rama
    j’u hudh ne ere!!!!
    Europa po na I thoka KryePeshkaqenit: cqyej Peshqit dhe je I nderum!!!, uhuhuh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *