• |
ide | kryesore

FOTO/ Zbulohen 2 faqe për seksin në ditarin e Ana Frank

Stil



Zbulohen dhe botohen 2 faqe të reja nga ditari i Ana Frank. Aty janë shkruar disa “shaka të ndyra” dhe mendimet e saj mbi seksin. Ditari i të resë hebreje, i shkruar fshehurazi nga nazistët, u bë i njohur botërisht kur ajo e publikoi në fund të luftës.

Faqet ishin mbuluar me gomë. Me anë të teknikave të reja të imazhit më në fund është bërë e mundur të shihet çfarë shkruhet aty. Ditari u shkrua më 28 shtator 1942, jo shumë kohë pasi 13-vjeçarja u fsheh nga nazistët.

“Do ta përdor këtë faqe të prishur për të shkruar shaka “të pista” duke shtuar se ishte “për të dhënë”, “për të folur” për seksin dhe për prostitutat”.

“Ana Frank shkruan për seksualitetin në një mënyrë çarmatosëse”, – tha Ronald Leopold i Muzeut të Shtëpisë së Anne Frank në Amsterdam që shton: “Ashtu si çdo adoleshente edhe ajo është kurioze për këtë temë”.

Frank van Vree, drejtor i institutit Niod, i cili ndihmoi në deshifrimin e faqeve nga fotografitë e reja të marra në vitin 2016 ndan të njëjtin mendim.

“Kushdo që lexon pasazhet që janë zbuluar do të vërë buzën në gaz. Shakatë e pista janë klasike në mesin e fëmijëve në rritje” – tha ai.

Një nga shakatë thotë: “A e dini pse vajzat gjermane Wehrmacht janë në Holandë? Janë dyshekë për ushtarët”.
Muzeu “Anne Frank” tha se kjo nuk ishte e vetmja herë kur adoleshentja ka shkruar për seksin – duke përmendur shaka të tjera që kishte dëgjuar njerëzit në shtëpinë e saj të fshehur, ose pasazhe rreth periudhave të saj dhe seksualitetit.

“Këto tekste të fshehura ngjallin kureshtje dhe shumë respekt për adoleshenten e parakohshme në plan të parë” – thotë muzeu.

Ana Frank u fsheh në një aneks të fshehtë të biznesit të babait të saj më 5 korrik 1942 – rreth një muaj pasi kishte marrë një ditar për ditëlindjen e saj të 13-të. Ajo jetoi me familjen dhe miqtë deri në zbulimin e tyre 2 vjet më vonë. Si u zbuluan mbetet një mister.

Ana Frank vdiq nga sëmundja në vitin 1945, vitin e përfundimit të luftës në një kamp përqendrimi. Babai i saj, i vetmi anëtar i familjes që mbijetoi, botoi ditarin e saj në vitin 1947. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *