• |
ide | kryesore

Gazetarja zbulon detaje nga padia e Agron Xhafajt: Regjistroi zërin në prokurori

Lajme, Të fundit



Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me procedurat që ka ndjekur Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, kur ka shkuar në prokurori. Ajo tha se Argon Xhafaj ka regjistruar dhe zërin dhe ka thënë se kishte marrë dhe një vendim.

“Agron Xhafaj ka dhënë deklarime si një person në hetim dhe ka regjistruar zërin e tij. Ai ka informuar se nuk do të ishte disponibël pasi ka marrë një vendim, por nuk e ka thënë vendimin e tij. Ai është larguar menjëherë pas procedurës që ka bërë në prokurori. Xhafaj është shoqëruar në Itali nga një oficer i policisë shqiptare, por nuk dihen detaje të reja. Ai ka thënë se “nuk është zëri im, por as zhargoni që unë përdor” – tha Lala. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Prit tani kur mediat të fillojnë e të thurrin pllanet e arrestimit të “bashkëpuntorit x”, njëlloj siç u bë me oficerin Tagani.

  2. Ku i merr te dhenat gazetarja.Vetem te enderroje genjeshtra.Vetem per keto eshte e specializuar ajo.Mbaroi dhe sherbimi i saj.Nuk ka mundesi te sherbeje me .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *