• |
ide | kryesore

Jay Z sjell albumin e Prince

Paparazzi, Slider



JAY-Z po punon për një album të ri të Princit për Tidal. Në vitin 2016, pasuria e Princit ngriti një padi kundër Tidal mbi të drejtat ekskluzive streaming, e tani shërbimi i pasurisë dhe streaming po bashkohen për një album të ri. “Tidal” dhe trashëgimtarët e Prince kanë përfunduar betejën ligjore mes tyre dhe shërbimi streaming muzikor në pronësi të Jay-Z do të nxjerrë një album të ri të këngëtarit të ndjerë. Disku pritet të dalë në vitin 2019 dhe do të përfshijë këngë të padëgjuara më parë.

“Tidal” do ta transmetojë albumin ekskluzivisht për 14 ditë dhe do të vërë në dispozicion shkarkimin e tij një javë pas debutimit. Në vazhdim, trashëgimtarët e Prince do të vijojnë me lançimin fizik global të albumit. “Synimi ynë është ndarja e muzikës së Prince me fansat e tij, ashtu siç ai dëshironte”, – deklaroi Jay-Z. “Prince zgjodhi “TIDAL” si partner për “HITnRUN Phase One” dhe “HITnRUN Phase Tëo” dhe ne do të vazhdojmë të respektojmë dhe nderojmë dëshirat e tij”. Beteja ligjore mes “Tidal” dhe trashëgimtarëve të Prince nisi në nëntor 2016, kur shërbimi muzikor i Jay-Z paditi familjen për përjashtimin e streaming nga katalogu muzikor i artistit të ndjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *