• |
ide | kryesore

Nis seanca kundër Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori mungon, avokati i tij: Kam 2 javë pa e takuar

Lajme



Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka nisur sot shqyrtimin e një ankimi të bërë nga Komisioneri Publik i cili nuk ka pranuar një vendim të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vettingut për Adriatik Llallën.

Në seancën që zhvillohet sot dhe që drejtohet nga Sokol Çomo, Adriatik Llalla nuk është i pranishëm por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Sokol Çomo: Kur keni komunikuar për herë të fundit me të përfaqësuarin tuaj?

Avokati i Llallës: Para dy javësh.

Sokol Çomo: Keni komunikuar direkt?

Avokati i Llallës: Jo, përmes familjarëve, përmes bashkëshortes.

Sokol Çomo: Po direkt kur ka qenë komunikimi i fundit?

Avokati i Llallës: Më shumë se dy javë më parë.

Luan Daci: Keni tagër të mbroni këtë subjekt?

Avokati i Llallës: I kam të gjithë tagrat.

Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë një vendim për prokurën e përfaqësimit të avokatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *