• |
ide | kryesore

Pas skandalit të përgjimit/ Dorëzohet në Itali vëllai i Fatmir Xhafajt

Kryesore

Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pranuar t’i dorëzohet drejtësisë italiane për të vuajtur atje dënimin me 7 vite e dy muaj burg për trafik kokaine, me një letër publike që në çdo rresht të saj tenton të pastrojë Fatmir Xhafajn nga implikimi në këtë skandal.

Në letrën e hapur, që u publikua në media disa minuta para qëndrimit që do të mbajë Partia Socialiste për këtë çështje, Geron (Agron) Xhafaj pranoi se shkak për t’iu dorëzuar drejtësisë italiane u bë presioni publik dhe akuzat ndaj të vëllait dhe familjes së tyre.

“Si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit” shkruan Geron (Agron) Xhafaj në letër.

Fakti që për më shumë se 6 vite nuk shkoi në Itali, dhe nuk e vuajti dënimin, Geron (Agron) Xhafaj e shpjegon me refuzimin e vizës nga Italia, fill pas deportimit në vitin 2002.

“Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për t’u pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar”, shkruan Geron (Agron) Xhafaj, që gjithsesi nuk shpjegon përse e ndryshoi emrin, veprim i zakonshëm mes trafikantëve të tjerë të drogës, që kanë probleme me ligjin.

Ajo që bie në sy në letër është përbetimi i Geron (Agron) Xhafajt, sipas të cilit, pasi u deportua nga Italia dhe për sa kohë ai ka qëndruar në Shqipëri, nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale. Pohimi pasohet nga akuzat për opozitën, e cila sipas tij ka mohuar përgjimin që publikoi në media.

“Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitimin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës” shkruan Geron (Agron) Xhafaj.

Eshtë e qartë se vendimi për t’iu dorëzuar drejtësisë italiane tenton të pastrojë nga skandali Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn. Dita ditës, pozita e ministrit po rëndohej nga faktet dhe të dhënat që publikoi Partia Demokratike.

Fillimisht Fatmir Xhafaj tha se kishte qenë në dijeni të vendimit që e dënonte të vëllain me 7 vite e dy muaj burg, pasi ky ishte një vendim online, një pohim që rrëzonte të gjitha dilemat e pranuara më parë prej tij në parlament. Më pas, Fatmir Xhafaj u akuzua si falsifikator i pikës F, të nenit 491 që pengonte ekstradimin e shqiptarëve në Itali, pasi sipas opozitës në komisionin e ligjeve, procesverbalet nuk kishin asnjë diskutim në lidhje me këtë pikë të nenit.

Së fundmi, përgjimi i publikuar nga PD e implikonte atë direkt si vëllain ministër, të një personi që ishte ende aktiv në botën e krimit të organizuar. Pas daljes së përgjimit që Geron (Agron) Xhafaj e mohon edhe nga Partia Socialiste erdhën sinjalet se Fatmir Xhafaj ishte tashmë i implikuar në këtë çështje dhe nuk mund të shpëtonte me justifikime, por vetëm duke e lënë vëllain e tij në duart e prokurorisë.

LETRA E PLOTE

Drejtuar opinionit publik

Unë jam Agron Xhafaj.

Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për t’u pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitimin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

Agron Xhafaj

Tiranë më 16 Maj 2018

19 Comments

  1. Po emrin sna tha pse e kishte ndrru…apo thjesht per sport, Cmenduria e kesaj situate eshte se keta i besojn keto qe prrallisin

  2. “Ca thua o te keqen. Ik o pjerdh e lyej lakra. O vella.” Ptu race e poshter. Dhi e zgjebosur e bishtin lart. Poshte Komunizmi.

  3. Estrade koprativash me regjisor Edi Ramen.Po te MOS ish bere gjithe kjo zhurme a do te dorezohej banditi.Experti Morr Baze thote Po.

  4. Jo ore jo… dhe si shplahet ministri i brendshem nga kjo? Qe e mbajti te fshehur? Qe e mohoi gjate? Qe u detyrua te flase kur i nxorri PD materialin? Po pse nuk iku para nje jave ne Itali kur ja nxorren urdherin e arrestit te italise por iku sot pas pergjimit? Ai po iken ti shpetoje drejtesise ketu pas pergjimit dhe per te shpetuar edhe ca dite te vellain. Jeni kaq rende e te zhytur sa nuk ka hale qe ju shplan

  5. Andi pederasti dhe komentuese injorante salinjane! Gjysem analfabetet kane marre revanshin duke mbrojtur Sal Kriminelin! Se shpejti Andi, se shpejti. shume shpejt!

    1. Shume shpejt shume shpejt ne Turqi te vella Erdogani do ta keni te strehuar kete palloshim e gjate qe po e le pa buke kete popull me deshtim fenomenal . Vazhdoni ju urreni Saliun se ai po ja u ben gropen prape. Te drejte keni

  6. O Tosi taratori!

    O komentues me pagese! shiko se shefi yt po ta shkep gruan nderkohe qe ti po shkep duart mbi tastiere qe te mbrosh vijen e Partise!ptuhh rrace e felliqur komunistesh!

  7. Keta jane kampione te poshtersise e nuk di ca fjale te gjej. Po mos u dorezo o Lamash, ti vellai dhe gjithe rraca jote jeni te ndershem. “Po shkon prape ne vendin e gabuar dhe kohen e gabuar”. Po kallzimin qe bere kush do ta ndjeke, apo kryesisht e ndjek vellai yt i ndershem. Po vellait tend ca do i thone per ty, qe jé i ndershem apo kriminel? Ja le edhe atij Mikut tend punen te pambaruar…..

  8. Agron-Geron Xhafaj ka marre denimin 7 vjet per trafik droge. Eshte vellai i Ministrit te brendeshem ne detyre!
    Paturpesia e atij Ministrit Fatmir Xhafaj qe zgjat dorheqjen. As ne Afriken ekuatoriale nuk mund te gjendet qeveri ku ministri i brendeshem te mbaje postin duke patur vellain te denuar per trafik droge!
    (paska patur te drejte ai Tahiri kur tha – nuk keni pare gje akoma )

  9. ore po majmuni kinez me prostituten kroate sebashku me kriminelin rama ja kalojne edhe Martin Skorceze per skenare mafjoze keta bejne edhe lejfenin dhe oleg koshevoin .geron xhafa u dorezua ne itali sot .po pse nuk u dorezua dje mos te themi pardje ,apo nuk kishte kurdisur skenarin majmuni kinezi, kurtizanja, debilja kroate dhe sigurimi fatzi xhafes dhe kafshes rama.skenar aziatiko-sllave-ala sigurimi enver fatmir ,gramoz ruci dhe gopi i nenave te tyre .nuk dime si mund te quhet tragji-komedi apo edhe zoti larte nuk besoje qe mund ti jape spjegim kesaj fares te qelbur.

  10. i pat protestat e PD. Kerkohej me parrulla “Shqiperia jasht Europes”. Nqs ka ndonje qe ka dyshim, te gjith politikanet tane jan mafioz. partit politike jan ber si familjet mafioze. po te behesh me keq se haxhi qamili tani ne shekullin e 21, nuk ka me sens. si mund te ket shqiptar idiot qe te mos duan hyrjen e Shqperis ne BE. vetem te ne ndodhin keto gjera. vetem te ne qorri thos sdua sy.

    1. oj dele – Parrulla Shqiperia jashte Europes nuk ka patur kurre ketu, vec ne i pac pare ne enderr! Shko e blegerij me tufen e mos fol marrezi…

  11. Kjo vajtja me deshire per tiu dorezuar drejtesise italiane, nderkohe qe vendimi ka dale ne 2012, dhe ne cdo shkalle gjykimi eshte mbrojtur me avokat me duket e cuditshme. Me kujton ate shprehjen ” partia ime me denoi”. Vellain Fatmiri duhet ta mbronte deri ne fund. Mund te fillonte procedimi ketu, ose procedurat per ekstradim. Nga ka kaluar?! Nese ishte person ne kerkim duhej te mdalohej ne Shqiperi. Nese policeve te thjeshte ju kerkohet te deklarojne denimet e te afermeve te tyre ne vetting, del ministri i brendshem me probleme me te vellain e tij per llogari te drejtesise italiane. Eshte absurditet i madh, nuk shkon, nuk ka moral. Dmth mos ta denonconte opozita, vellai i ministrit te brend nuk do i hynte gjemb ne kembe. Tani pas denoncimit, pranohet qe ka denim dhe shkon vullnetar per ta kryer. Ka shume hije dyshimi qe e rendoj e poziten dhe figuren e ministrit te brendshem. Sot , ndryshe nga dje mendoj qe ministri duhet te dorehiqet. Eshte minimale kjo levizje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu