• |
ide | kryesore

PD: Xhafaj kërcënoi Ramën se do rrëzonte qeverinë

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj pas konferencës së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë! Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë. Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!” – tha Alibeaj

Partia Demokratike këmbëngul se përgjimi audio është i vërtetë dhe këtë e dinë Xhafaj dhe Rama.

“Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!” – thotë Alibeaj.

“Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia! Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm! Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!” – përsërit PD.

Deputeti demokrat thotë se opozita nuk trembet nga kërcënimet e Ramës me burg, por do të vazhdojë të denoncojë këtë çështje. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Alibeaj duhet ta kuptosh vllai qe nuk te beson me njeri edhe sikur te dalesh 6 here ne dite prap nuk te beson me njeri

    1. Ore zoteri je opozit dhe si opozit nqs ke fakte duhet ti shtrosh dhe mbi te gjitha te na tregosh me ide dhe jo mashtrime se si mund ta mund qeverisesh me mire vendin

      1. o qelb qe merr emra e nogka si frroku shko ne qenef e ha sa te don se rama ne qenef negjmije ka sa te don,aty ke lindur si rama she ti.

    2. Kush do veri nje bast me mua qe do dali salianji per gjysem ore te thot te njejten gje se kta jane bere si papagall te gjithe.

  2. Nga e nxorri kete konkluzjon ky qe ‘ xhafaj kercenoi Ramen’ ???

    Ore ose keta jane shume , po shume te zgjuar dhe i kuptojne keto gjera , ose ne toksoret jemi aq te trashe sa nuk e kuptuam qe Xhafa ne fjalimin e tij kercenoi Ramen .

    Jane bere me te vertete qesharake. Asnjeri nuk i beson me tani. Qe kur dalin dhe nxjerrin keto xhevahire jane bere per tju varur karin.

    1. Po destabilizim e qeveresisjes nuk e degjove te fjalimi Rames. Po kercenimin per prokuroret dhe vete Tahirin nuk e degjove? Po fjalen burg nuk e degjove? Cili kryeminister ne celje te negociateve do permendte burgun per opoziten?
      Xhimi te paskan varur karin mu ne mes te ballit

      1. ore je debil apo po ben vet ti .. Ne deklaraten e Xhafajt qe dha sot per shtyp dejgove ndonje kercenim per Ramen ti ?

        Mua me duket se jo vetem Bushati i deformon lajmet por dhe komentuesit debila qe mundohen te me kundervihen me pjese nga fjalimi i Rames..

        Oooo Sokol _ari… ky alibeaj po thote qe Xhafaj kercenoi Ramen.. Jo Rama kercenoi Opoziten ( PDn) ..
        Keta me duken te tere me tru te shpelare mua.. Ti komenton nje gje ,,,, keta debilat te kundervihen duke te folur per gje tjeter.

        Zoti ju ruajte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *