• |
ide | kryesore

Protestat në Gaza, spitalet nuk përballojnë dot numrin e lartë të të plagosurve

Planet



Konflikti i ashpër i dy ditëve të fundit në Gaza ka lënë mbi 2200 persona të plagosur, dhe një pjesë e tyre nuk kanë mundësi të kurohen në spital. Qendrat mjekësore janë mbushur plot me të plagosur.

Nga përleshjet e dy ditëve të fundit 59 palestinezë kanë humbur jetën.

Numri i lartë i të vdekurve ka nxitur pakënaqësi kundër Izraelit për, siç është thënë, përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve të paarmatosur.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e të martës me një minutë heshtje në nderim të të vdekurve, ndërsa i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme ka thënë se “nuk ka justifikime për vrasjet”.

Turqia ka dëbuar ambasadorin e Izraelit ndërsa shumë shtete europiane kanë bërë thirrje për hetim ndërkombëtar.

Izraeli ka thënë se ka të drejtë të mbrojë kufirin e tij dhe komunitetet përreth, duke akuzuar grupin militant Hamas për organizim të sulmeve nën pretekstin e protestave.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka mbrojtur Izraelin duke thënë se asnjë shtet anëtar “nuk do të vepronte me më shumë përmbajtje se Izraeli”. 



1 Comment

  1. cili eshte ideali pushtimit gazes zoti nuk urdheron vrasje lufte shkatrrim ne toke padrejtesi ,por urdheron drejtesi hak vlera pun dhe vepra te mira, jepen leksione demokratike mbi lirit dhe te drejtat njerzore ,mbi unitetin ne lufte kunder terrorizmit ekstremizmit zhvillimit dobis bashkjeteses nderkohe qe cdo dite po keto ligjerues shkelin te drejtat njerzore organizojne terror te gjithanshem ndaj popujve shkatrrojne unitetin njerzore, kan gjete shpikje te bukura kriminalizo akuzo dhe grabit pasurit dhe vlerat njerzore anekend globit, nuk kuptoj dicka ke keto quajn drejtesi ke quajn terror terrorizem ekstremizem kujt i thone paqe dhe kujt lufte, nje gje eshte e sigurte sepse faktet po zbulojne qellimet zhvillimet po eklipsojne unitet kunder te keqes padrejtesise , dhe keto domosdoshmerisht mbeten te varur ne mes cmimit te padrejtesise , dhe domosdoshmerive ,[vlersimit ralitetit ndarjes problemit dhe pranimit te zgjilljeve duke njohur respektuar dhe pranuar te drejten e tjetrit sic i kerkojne per vetet e tyre,per shkak te kreativitetit ,krenarise se fuqise e vogel ju duket bota nderkohe qe harrojne qe padrejtesia perballe drejtesise eshte si nje pike uje ne mezin e oqeanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *