• |
ide | kryesore

Rrëfimi erotik i aktores: Kam kaluar një natë të paharruar me Roberto Mancini

Sport

E ftuar në një emision në “Rai Radio1”, aktorja italiane Lory Del Santo ka zbuluar një sekret të mbajtur të fshehtë prej vitesh. Ajo rrëfeu se e njihte mjaft mirë atë që prej pak ditësh ka marrë detyrën e trajnerit të Italisë, Roberto Mancini.

“Kam kaluar një natë me të. Ndodhi në Torino, kur ai luante për Sampdorian në kohën kur ishte edhe Vialli. Ishin në Torino për një ndeshje me Juven besoj. Ishin aty. Unë isha e ftuar në një festë dhe nuk dija si të kthehesha në Milano”.

Në fakt kaluat një natë pasioni.

“Po. Ai ishte vërtet shumë i ëmbël. Kur e shoh të ulërasë në fushë mendoj se po luan një personazh sepse në të vërtetë është mjaft i ëmbël. Shumë i ndjeshëm në të gjitha kuptimet. Shumë i butë”.

Çfarë gjykimi do të jepte për atë natë me “Mancio?

“Ishte një nga netët më super-të ëmbla të jetës sime. Kemi qëndruar “duke u përkëdhelur” të përqafuar gjithë natën. Kemi fjetur me mënyrën “e lugës”.

Lugës?

“Po lugës. Është mënyra kur të dy personat shtrihen në shtrat në të njëjtin pozicion të ngjitur me njëri tjetrin”

Si e kujtoni atë natë?

“Ishte e paharrueshme” ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu