• |
ide | kryesore

Takimi Rama-Macron, ish-ministri ngre dyshime: Kompania ku ka punuar presidenti francez mori nga Rama tender 1 milion euro

Lajme, Të fundit



 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ngre dyshime se takimi i Ramës me presidentin francez Emanuel Macron mund të jetë ndërmjetësuar nga një kompani e cila së fundi ka fituar një tender me vlerë 1 milion euro nga qeveria shqiptare. Sipas Manjanit, kompania Rothschild & Cie” ka marë tender të konsultojë Ministrinë e Financave për të ulur borxhin publik. Në këtë kompani, vite më parë ka punuar presidenti i Francës, Macron. Kurse vetë Rama u shpreh sot se takimin me shefin e Elysee e kishte siguruar pas një letre personale që i kishte nisur Macronit. Ja cfarë shkruan Manjani. 

1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron! Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di! Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë… Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i… Pas tenderit, bëhet takimi… Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë? Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *