• |
ide | kryesore

Të vërtetat e Fatmir Xhafës dhe refuzimi për t’u dorëhequr

Kryesore, Lajme

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u shfaq pasditen e së mërkurës në një konferencë për mediat, ku bëri reagimin e tij të parë lidhur me publikimin nga opozita të përgjimit të vëllait të tij. Duket se fjala e Ramës paradite në mbledhjen e grupit parlamentar dhe më pas takimi kokë më kokë me kryeministrin, i kishin dhënë disi qetësi Xhafës. Ai e tha prerë se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe se as kryeministri nuk ia kishte kërkuar diçka të tillë.

“Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen. Nuk shoh asnjë shkak për dorëheqjen. Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak”, tha Xhafaj.

Lidhur me përgjimin e opozitës, ai kërkoi hetim nga prokuroria për zbardhjen e së vërtetës. Por ndau të njëjtin qëndrim me Ramën, duke e cilësuar si një fabrikim kriminal.

“Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh do të marrin përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz. Fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për Ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucioneve publike të sigurisë. Ndaj, do t’i kërkoj sot publikisht prokurorisë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar”, u shpreh Xhafaj.

Përsa i përket akuzës se ai ka falsifikuar nenin për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale, Xhafaj i quajti qesharake, ndërsa ata që artikulojnë akuza të tilla i quajti injorantë.

“Unë paskam falsifikuar një draft dhe kjo është si logjika e Zhvejkut. Nuk ka asnjë kontribut teknik nga unë për këtë çështje. Kjo pikë e nenit është një standard ndërkomëbtar dhe nuk e kemi shpikur ne. Në këto raste i vëlla nuk do përfitonte nga ky nen. Është komplet shpifje akuzat për vëllain tim. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur pas këtij viti asnjë problem me ligjin dhe kjo është e verifikueshme”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm sqaroi se përse vëllai i tij nuk duhet të bëjë asnjë ditë burg në Shqipëri, teksa largimin drejt Italisë e përshkroi me nota emocionale duke përmendur shqetësimin e thellë të krijuar në familjen e tij, te nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e Agron Xhafës.

“Nëse im vëlla do bënte në Shqipëri njohjen e vendimit penal të marrë në Itali, në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar s’do ta vuante për shkak të dënimit në mungesë. Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Prej vitit 2002, vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë problem ligjor, as edhe një. E verifikuar nga të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi. Unë dhe familja ime jemi të goditur shpirtërisht, pasi sot një Agron do të vuajë një dënim për një Agron të 16 vite më parë”, tha Xhafaj duke shtuar se ndaj vëllait të tij nuk kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

I pyetur nga gazetarët nëse është subjekt i ligjit Antimafia, ministri u shpreh se është teorikisht, por jo praktikisht, duke shtuar më tej se nuk ka dijeni nëse vëllai i tij ka pasuri të vëna në rrugë kriminale. Në fund, Ministri i Brendshëm nuk e mohoi faktin se vëllai i atij, Agron Xhafaj, ka ndryshuar emrin në Geron Xhafaj. Lidhur me këtë pyetje ai u përgjigj:

‘Mund t’i bëni kërkesë prokurorisë dhe policisë që t’ju japë gjithë informacionin e nevojshëm. Në asnjë rast, në asnjë formë nuk ekziston një kërkesë ndërkombëtare ndaj vëllait tim’.

©LAPSI.al 

21 Comments

  1. Sulmi mdaj Fatmir Xhafes ishte i paskrupullt, i sforcuar dhe do rezultoje nje aventure. Kamikaze politike qe marrin role ekstreme, vetem per te fituar besimin e kryetarit. Ne kete rast nuk kishte asnje arsye per te mbajtur pergjegjesi politike ( doreheqje). Sulmi do vazhdoj , eshte i orkestruar nga e majta dhe realizuar nga e djathta. Largimi i Fatmir Xhafes me shume i interesonte te majtes se kalbur ne pushtet se sa te djathtes se Lulit. Fatmiresisht sot, jane disa aktore te tjere te vemndshem ndaj zhvillimeve politike ne vend, qe po i vendosin pikat mbi i. Rama dhe Basha nuk jane me te besuar per nderkombetaret. Rama iken shpejt, kurse Luli nuk do behet kryeminister. Ketu do jemi koha do e vertetoj. Nese do shpetojne burgun, do jene njerezit me me fat ne kete bote. Kaste e re politike do krijohet, me njerez te pergjegjshem , por mbi te gjitha me nje sistem drejtesie me funksional. Ne Shqiperi ka ekzistuar nje kaos, ku njehere e majta pastaj e djathta kane qeverisur per te vjedhur, jane miq me njeri tjetrin dhe si ka hyre gjemb ne kembe. Gjerat do ndryshojne dhe per kete do jepen mesazhe te qarta.

  2. fetiu e patriot sulmi ndaj fatmir xhafes thoni,po a nuk ishte o kokderr i denuar agroni si trafikant droge,a nuk ishin po dhjerja e stalinit rama dhe jashreqitje e enverit xhafa qe than ne 2017 se po doli vetem nje prov japim dorheqje.e feti o krymb qenefi negjmije ,si nuk u ngopet o burr lesh negjmije nje her.po ti patriot ti ke te drejt se ti m.t han e ramen nuk e leshon.paturpesia nuk ka fund.po i bien kriminelet rames si femijve dhembet.

  3. Me fal ore Ari se edhe ti je ne plan per Minister I Brenshem,me Mulin dhe Mziun.Zamet e ke tja fshish Xhafes nga mbrapa ne gjuhen qe ti nuk e di.

  4. O Xhafe ta falim kesaj here vetem sepse je e vetmja shprese qe mund ta pastdoje ate hale, nëpërmjet usa&De…. I ke terrorizuar te gjithe keneten e politikës. Jepi (edhe pse mendoj se nuk je aq i pafajshëm, po kujt i plas, nje e keqe e vogel per nje te mire te madhe mund ta pranojme), forca Xhafe!

  5. Respekt per z Xhafa ,qe vertetoi me prova se gjithe kjo ngjarje eshte nje perpjekje e ndyre e shqupsave kunder vettingut ne sistemin e drejtesi.Qendrimi I z Rama dhe z Xhafa provoi per te gjithe se e verteta eshte me z Xhafa .

  6. Ta rrutullojme si te duam, nga e majta ne te djathte e anasjelltas, per momentin kemi nje minister te brendshem qe ka nje vella qe po vuan denimin si trafikant droge ne itali. Mos permendim faktin qe iku i detyruar aty. Ky minister mendohet te na mbroje nga kriminelet. Keshtu popull, MOS prisni te futen ne burg kriminelet nga ky minister, vetem nese nuk kane cte bejne, atehere do bejne sikur po bejne ligj. Kjo eshte fatkeqesia e jone.

  7. Kush eshte Fatmir Xhafa.

    Jam nje deshmitar okular dhe afersisht moshatar.Deri ne rinine e hershhme e kam njohur mire .Me pas e kam ndjekur nga larg sepse rruget ne jete u ndane ai iku u ngrit larte ndersa une nje jete te thjeshte por dinjitoze.
    Fatmir Xhafa eshte nje person i lindur ne qytetin e Vlores ne vitin 1959.Ka kryer studimet deri ne shkollen e mesme ne Vlore.Ka qene nje djale pergjithesisht i rregullt.Mesonte por nuk dallohej nder me te miret.Qe i vogel ka qene shume karrierist.Ka qene organizuar ne Organizaten e Rinise.Ka qene masovik dhe ashtu si e donte koha servil,i bindur dhe hileqar.Ka kaluar nje femini te vuajtur sepse eshte rritur me njerke.
    Qe ne vitet e shkolles se mesme ka patur tendenca per karriere politike.Kjo i eshte injektuar ndoshta nga organet e Sigurimit te shtetit.Kishte nje hije dhe autoritet qe ja kishin injektuar strukturat nen hije te sigurimit.U aktivizua shpejte nepermjet Zenun Shalarit, Sekretar i Pare I Komitetit te Rinise Rrethit Vlore.Zenuni Shalari eshte djale i nje operativi famekeq te sigurimit te shtetit qe ka lene gjurme te hidhura sidomos ne zonene e Dukatit ne Vlore.Pas nje ngjitje te menjehershme ne strukturat e Organizates se Rinise shkon me studime ne Tirane per Drejtesi.Eshte i famshem me daljen ne publik ne tribunen e parakalimit te 1 Majit, duke i dhene lule Enver Hoxhes. Pra shkurt ishe shume i besuar.Eshte investim afatgjate i Partise se Punes.Me pas ka punuar si jurist apo hetues i diktatures.Kishte nje shpirt te vogel.Ishte hileqar, dembel per te kryer mesimet por mjeshter per pune partie.
    Me pas me rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes u terhoq perkohesisht nga skena politike.U kamuflua duke bere biznesminin.Ka fjale se bashke me Koco Kokedhimen kane marre pjese nga kapitalet e trasheguara nga Partia e Punes per t’u hedhur ne biznes me orientim te qarte nga Ramiz Alia sipas
    direktivave te Katovicers.Ne keto vite plus bizneseve te tjera ka zaptuar ne Vlore nje siperfaqe toke truall, ne vendin e quajtur Kali i Trojes,lulishte e qytetit toke e pronareve te vjeter vlonjate.Fillimisht ndertoi nje lokal tregetie.Me pas me leje ndertimi korruptive mbi kete truall u ndertua nje kompleks pallatesh 10 kate.E ndertoi nje firme ndertimi qe drejtohej nga Arben Breshani nje enverist tjeter i ri qe erdhi pas emigrimit te babait te vet nga Erseka ( me origjine edhe ky vlonjat). Po qe se ka interes,per procesin e verifikimit te pasurive, le te hetohet dhe te kontrollohet sa ka perfituar Fatmir Xhafa nga kjo afere.Sa apartamente ka shitur apo ka ne pronesi Fatmir Xhafa apo familjare te tij.Pastaj te tjerat dihen.Deputet ne Pogradec,vendlindja e Mozes,gruas se vet ,profesoreshe e Marksizaem- leninizmit.E deri me sot kur akuzohet se ka mbeshtetur dhe nuk ka treguar per veprimtarine e trafikut te vellait te tij. Ka dhe plote te tjera….Duhet nje nate dimri.

    1. bravo kevin , keni shume te drejte ,dhe une keshtu mendoj, muti mut ngelet gjithmone edhe pota shpelash shume here ,poshte komunistet

  8. Ka “të vërteta” të përmasave historike, e ka edhe “të vërteta” të vogla që interpretohen në mënyrë subjektive sipas orekseve të militantizmit partiak.
    Pyetjet që duhet ti shqetësonin shqiptarët me historinë e fundit të Xhafëve, duhet të ishin :
    – Nuk paska partia socialiste asnjë jurist apo intelektual të formuar ne Europëm perëndimore apo SHBA, që ka shkuar të zgjedhë si udhëheqës të reformës demokratike në drejtësi, një jurist “të dalluar” të kohës së Enverit e hetues të zellshëm të armiqve të lidhur me imperializmin anglo-amerikan ?
    – Nuk paska partia socialiste asnjë jurist që të mos ketë në familjen e tij asnjë pjestar të implikuar me mafien e drogës, por shkon e bën ministër të luftës kundër krimit e drogës, pikërisht vëllanë e një trafikanti droge të denuar nga antimafia italiane ?
    – Përse duheshka bërë loja e kungulleshkave për ekstradimin e një krimineli të dënuar me burg, e të mos japë llogari dikush se pse ky kriminel nuk është arrestuar në Shqipëri ?
    – Përse priti Fatmir Xhafa 16 vjet pa e ndëshkuar vëllanë e vet që ja nxiu faqen familjes, e nuk e detyroi të vëllanë që ti dorzohej drejtësisë italiane, sapo erdhi në pushtet partia e tij. ? Shkoi i vëllai “vetë” me “dëshirën” e tij që të kryej dënimin e dhenë nga Gjykata italiane, vetëm kur , ministrit ju kërkua dorheqja.
    Por a mund të konsiderohet kjo si një veprim burrëror e i ndershëm i dy vëllezërve, apo një veprim burracak i Fatmirit ?

  9. Ka “të vërteta” të përmasave historike, e ka edhe “të vërteta” të vogla që interpretohen në mënyrë subjektive sipas orekseve të militantizmit partiak.
    Pyetjet që duhet ti shqetësonin shqiptarët me historinë e fundit të Xhafëve, duhet të ishin :
    – Nuk paska partia socialiste asnjë jurist apo intelektual të formuar ne Europëm perëndimore apo SHBA, që ka shkuar të zgjedhë si udhëheqës të reformës demokratike në drejtësi, një jurist “të dalluar” të kohës së Enverit e hetues të zellshëm të armiqve të lidhur me imperializmin anglo-amerikan ?
    – Nuk paska partia socialiste asnjë jurist që të mos ketë në familjen e tij asnjë pjestar të implikuar me mafien e drogës, por shkon e bën ministër të luftës kundër krimit e drogës, pikërisht vëllanë e një trafikanti droge të denuar nga antimafia italiane ?
    – Përse duheshka bërë loja e kungulleshkave për ekstradimin e një krimineli të dënuar me burg, e të mos japë llogari dikush se pse ky kriminel nuk është arrestuar në Shqipëri ?
    – Përse priti Fatmir Xhafa 16 vjet pa e ndëshkuar vëllanë e vet që ja nxiu faqen familjes, e nuk e detyroi të vëllanë që ti dorzohej drejtësisë italiane, sapo erdhi në pushtet partia e tij. ? Shkoi i vëllai “vetë” me “dëshirën” e tij që të kryej dënimin e dhenë nga Gjykata italiane, vetëm kur , ministrit ju kërkua dorheqja.
    Por a mund të konsiderohet kjo si një veprim burrëror e i ndershëm i dy vëllezërve, apo një veprim burracak i Fatmirit ?

  10. Shqipetarve i eshte shkerdhyer truri nga komunistet prandaj votojne psikopate te tidhe , po ske çte besh , ngelet vetem te shkoni te spitali amerikan qe te ruan qimet e BYTHES me shendetesi falas, popull gomar

  11. Or rrote kari , qiro di marzio ,nuk eshte realiteti telenovele e sky italia .Z Fatmir Xhafaj vertetoi se eshte shtetar qe njeh vetem ligjin.respekte per Edi Ramen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu