• |
ide | kryesore

Tiranë, nusja dhunon sistematikisht vjehrrin 84-vjeçar

Lajme



Një i moshuar ka denoncuar në polici nusen e djalit 39 vjeçare për dhunë të ushtruar ndaj tij për kohë të gjatë.

84 vjeçari ka thënë para oficerëve, se e reja e ka lënduar shpesh herë me fjalë.

Nga komisariati numër 3, ai ka marrë urdhër mbrojtje nga nusja me inicialet A.K.

Policia njofton:

“Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 15.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin D.K, vjeç 84, pasi në banesë, nusja e djalit A.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.nënvizon policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *