• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spektakël i djalit të Marcelo në dhomën e zhveshjes së Real Madrid

Sport



Enzo Vieira, djali i mbrojtësit të Real Madrid, Marcelo duket se e ka të ardhmen e ndritur, njëlloj si i ati. 8-vjeçari luan në skuadrat e moshave të klubit madrilen, por falë babait “VIP” ndonjëherë arrin të “shkëmbejë dy pasime” me yjet e ekipit të parë.

Këtë herë ai ka realizuar një numër të jashtëzakonshëm, duke pasuar topin me kokë tek të gjithë lojtarët e Realit që ishin në dhomat e zhveshjes, bashkë me të atin, para se ta dërgonte atë në kosh me një saktësi mbresëlënëse.

Yjet madrilenë e brohoritën vogëlushin që e festoi si të kishte shënuar në finalen e Champions League.

https://www.youtube.com/watch?v=4tAkHVb8ik4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *