• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Vërtet mendon që mediat shqiptare janë “kazan”? Rama justifikohet para gazetares së Euronews

Lajme, Të fundit

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama është pyetur për gjendjen e medias në Shqipëri. Duke u ndalur te sfidat e brendshme, gazetarja Efi Koutsokosta tha se një çështje shumë e ndjeshme për BE-në është liria e medias. Ajo ka sjellë në vëmendje raportin e “Reporterët pa Kufij”, që thotë se 80% e gazetarëve ndihen të pasigurt për të ardhmen dhe të ekspozuar nga fyerjet pasi Edi Rama i ka quajtur ata kazanë dhe armiq.

“Ky është mendimi që keni për gazetarët e vendit tuaj? – pyet gazetarja e Euronews.

“Kur them kazanë, në shqip është njësoj si të thuash lajme të rreme (fake news), sepse nuk përkthehet mirë kjo fjalë në shqip. Nuk e kam fyer kurrë një gazetar personalisht. Unë sigurisht shpreh mendimin tim për mediat kazanë dhe kemi shumë media kazanë sot nëpër botë. Nëse ata kanë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet, kjo nuk do të thotë që unë nuk kam të drejtë të shpreh mendimet e mia” – justifikohet Rama. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. Nuk ma kanë përkthyer mirë mendimin. Kazan në gjuhën shqipe është kompliment. Kam 5 vjet që i komplimentoj gazetarët por ata si injorantë që janë nuk e kuptojnë.

  2. Pse nuk shkruat asnje lajm/text per viziten et tij ne Paris ??????? Franca nuk eshte vend i vogel…
    gjithsesi ai eshte kryeministri i shqiperis dhe gjith shqiptarve (edhe i juaji nese jeni shqiptare) deri ne zgjedhjet e ardhshme….

    1. Pse s’e di ti qe Macroni nuk i dha asnje garanci Rames dhe nuk i plas fare per Ramen para 1001 gjerave qe ka vete per te bere!!!

      1. Toni faleminderit per vershtrimin, une mendoj qe Macorn-it nuk i plas per kryeministrin shqiptar cili do qe te jet (rama, basha, berisha,…) dhe sa per 1001 gjerat qe ai duhet ti bej mbetet qeshtje e tij, Reflexioni im isht per kete protal qe vetem gjera negative dhe kritika nder partiake shkruajn…. Te siguroj qe nuk i parkas asnje partie, ideologjie apo cfar do fryme tjeter… Vetem si shqipetar !

  3. Cfare genjeshari i peshtire. Genjeshtar i neveritshem. Genjeshtar qe trash gjuhen e muskujt me gazetaret ne vend. Jep urdher te hiqen nga puna. I fyen e ofendon sa plas dhe sillet nje i dhjere i peshtire e i neveritshem me gazetaret e huaj. Me gazetaret e huaj sillet si me pronaret cuba ne kete vend. Neveri. Do ikesh nga ajo karrige duke te neveritur cdo njeri e do mbahesh mend vetem per drogen dhe varferimin me te madh qe i ke bere ketij vendi. Shit pordhe sa te duash salloneve. Te ka dale boja. Ajo boja qe te rri te thonjte vetem tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu