• |
ide | kryesore

Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, Prokuroria thërret për të dëshmuar 2 deputetët e PD-së

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për dëshmi në lidhje me audioregjistrimin e vëllait të ministrit Xhafaj, tre deputetët e PD-së, që e bënë publike pak ditë më parë.

Në Prokurori do të dëshmojnë ditën e sotme, në orën 10:30, deputetët Ervin Salianji, Enkeljd Alibeaj dhe zyrtari i PD, Gazment Bardhi. Kjo lëvizje e Prokurorisë vjen një ditë pasi sekuestroi audioregjistrimin e PD-së.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte audioregjistrimin. Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.

Gjithashtu, në Prokurori është administruar edhe një material zanor nga Agron Xhafaj, që të bëhen krahasimet për zërin nëse realisht i përket atij. Ky i fundit është nisur me avokatin në Itali, për t’u sqaruar me autoritetet italiane në lidhje me dënimin e marrë atje vite më parë. Ai madje e njoftoi këtë lëvizje përmes një letre publike.

3 Comments

  1. ky eshte nje fakt qe ai eshte i denuar per trafikant droge dhe duhet te ishte nr burg Rama e xhafa thone po vidioaudi eshte orgjinale apo jo , d he kerkon llogari dhe te fuse ne burg sii ne kohen e enverit oroziten memece qe nxjerr fakteTrafikanti e ndryshon ze rin si ta kete qefin sot sepse ka livadhisur ngaqe prokuroria e drejtesia jane te kapura prej fyti

  2. E gjith loja nuk ka te bej as me ramen as me tahirin as me xhafajt. Loja eshte me spond. Pd nga frika e zullumeve qe ka ber dhe duke e ditur se ca e pret qellon me spond reformen ne drejtsi. Do te na tregoj qe gjykatat prokuriria po kapet, edhe pak do na thon qe kjo reform duhet te hiqet se nuk ben. NJEREZ MOS DEGJONI AS TE MAJT E AS TE DJATHT SE TE DY NGA E NJEJTA BALT KAN DAL. DEGJONI ARBITRIN USA DHE BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu