Sali Berisha e cilëson dëshmi me fuqi tronditëse nukleare, deklaratën e dëshmitarit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt, Albert Veliut, për Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn.
Sipas ish-kryeministrit, dëshmia e publikuar sot nga Partia Demokratike ishte një ‘goditje vdekjeprurëse’ për Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Berisha shton se Rama iku para kohe nga samiti që u mbajt sot në Sofje të Bullgarisë, ndërsa Fatmir Xhafaj ka mbyllur telefonin.
Rrëfimi i plotë/ Skafisti rrëzon alibinë e Ramës dhe Xhafajt për trafikun e drogës
POSTIMI:
Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!
Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!
Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen. Ata, pasi heshten 7 dite me radhe dhe ne vend qe ta arrestonin, nisen dje ne mengjes forcerisht per ne Itali Geron/Agron Xhafen, deklaruan se incizimi i bisedes se ketij te fundit per trafiqe me deshmitarin ishte e montuar.
Ky mashtrim i turpshem si dhe pengmarrja e deshmitarit qe nxorri ne shesh fytyren e vertet mafioze te klaneve Rama – Xhafa, jane nje kushtrim per çdo shqiptar per te shporrur e permbysur me nje fortune te pergjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze te Shqiperise dhe Europes, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! sb