• |
ide | kryesore

Dëshmitari që ‘fundos’ vëllain e Xhafës rezulton i dënuar me burg në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Albert Veliu “dëshmitari X”, që rrëfeu sot të gjithë njohjen me Agron Xahfën dhe se si ai kishte punuar me të në fillim të viteve 200, rezulton se është i dënuar në Shqipëri.

Policia në vitin 2013 ka njoftuar dhe ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë në 16 gusht 2013:

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskwagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”.

9 Comments

  1. siq rezultuan te denuar geroni,agroni,frroket,ndoket,roshi,prenga,artur bushi madje madje dhe me nga 17 emra.ky se paku ka vuajtur denimet edhe ketu edhe ne itali,por qelbesirat e kryeqelbesires rama jan ende ne liri.ketij i ka mjaftuar burgu don te bej jet te qet,por ja qe qelbesirat e monstrave dhe dhjerjes stalin nuk te lejn rehat.

    1. E moret vesh qe eshte falsifikator dhe matrapaz? Ta marin vesh ata qe nuk e njohin se vlonjatet e njohin te gjithe.

    2. Akoma mereni me kte dallaveraxhiun. PD ka bere gabimin me te madh me kte njeriun se kte e njohin te gjithe ca lloj eshte. Sidomos tek bishti i kalldremit ne vlore se aty rri. Ky ka vjedh makinen e kushuririt per te lozur lloto

  2. Aju mbushet mendja o njerez te -rivdekjes-qe ky njeri nuk eshte njeri i blere per te mashtruar por njeri trafikant qe ka punuar dhe bashkpunuar me c’do trafikant,aju mbushet mendja o idioter ?.

  3. a nuk ishte edhe vellau i fatmut xhafes i denuar por ky u be minister i drejtesis,brendshem dhe i antimafia,perse nuk e hetoi agronin e as geronin.te denuar ishin per vrasje te dy vllezrit frroku por rama i beri deputet,te denuar ishin per perdhunim,trafikim ndoka,prenga e roshi por rama i beri prap deputet,kryebashkiak.ky se paku ka vuajtur denimet,roshin e geromin,agronin,ndoken kush nuk i prek.

  4. po njerezit e ndershem nuk merren me trafiqe. me keto lloje kane punuar kapot e trafiqeve dhe le te hane mender mut tani. Te gjithe deshmitaret neper bote jane llumhanet e trafiqeve qe me pas pendohen ose veprojne si ky me larte.

  5. Marshallah ..marshallah kend e paska gjete Lul Basha per deshmitar qe ta rrexoje pushtetin? O zot ky vertete nuk duket kaq debil sa tregojne veprimet e tija.Lum partia qe e ka lider ne cfare niveli ka rene.

  6. Keta qyrrashet e pd nuk marrin me asnje vote ne vlore
    Kane 5 vite qe ju ka dale boja fare ne vlore. Do ta shikoni se sa vota do te marrin rradhen qe vjen ne Vlore. jo vetem ne Vlore por ne te gjithe jugun ose me sakt te themi Laberine.

    kurse kete tipin e njeh e gjithe vlora . E merr PDja dhe e perdor per keto skenare

    Lamashe ishin Lamashe ngelen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu